Flash

Video/ Superkupa e Spanjës, një Clasico në finale: Barcelona thyen Osasuna dhe shkon në takimin me Real

Lapsi.al 11 January 2024
Video/ Superkupa e Spanjës, një Clasico në finale: Barcelona

Finalja e Superkupës së Spanjës do të jetë Barcelona-Real Madrid. Në Riad, katalanasit mundën 2-0 Osasuna dhe arrijnë në takimin me Blancos, në El Clasico që do të luhet të dielën. Ndeshja hapet u zhbllokua në minutën e 59' falë Leëandoëski. Polaku mori një asist të shkëlqyer nga Gündoğan dhe mundi Sergio Herrera. Portieri bëri pritje të shumta gjatë ndeshjes, por u dorëzua edhe në minutën e 93', kur fenomeni i vogël Yamal dyfishoi rezultatin, duke shënuar pas një lëvizjeje të shkëlqyer të Joao Felix.

Gjithçka siç pritej. Në Riad, në finalen e Superkupës së Spanjës, do të zhvillohet El Clasico. Por Barcelona, e gatshme për të sfiduar Real Madrid, vuajti jo pak për të mposhtur 2-0 Osasuna. U deshën veprimet individuale dhe lëvizja nga pankina e Xavi për të ndryshuar ndeshjen. Katalanasit humbën Raphinha pak para intervalit, i zëvendësuar nga Yamal. Një duel i vazhdueshëm u zhvillua mes Robert Leëandoëski dhe Sergio Herrera, me portierin që ndali dy herë polakun. Catena më pas rrezikoi një karton të kuq, ndërsa Budimir u bë i rrezikshëm për skuadrën e Arrasate.

Lexo më tej: Video/ Gafë e Kepa por Real shkon në finale të Superkupës në shtesë: spektakël në derbin e Madridit

FENOMENET BLAUGRANA

Në pjesën e dytë shpërthyen fenomenet e Barcelonës. Gündoğan, me një top të shkëlqyer, shërbeu në zonë Leëandoëski, i cili bëri 1-0 në minutën e 59'. Sergio Herrera u kujdes për të mbajtur skuadrën e tij në lojë, duke bllokuar Joao Felix. Në anën tjetër, Iñaki Peña i tha sërish jo Budimir. Osasuna sulmoi deri në fund për të tentuar të barazojë dhe u dënua me një kundërsulm të Joao Felix. I mahnitshëm portugezi që me një veprim në mesfushyë dhe më pas me një tunel e vendosi Yamal në pozicionin për të shënuar golin e dytë. Gjysmëfinalja përfundon me këtë rezultat. Barcelona nuk ofron versionin e saj më të mirë, por fiton 2-0 dhe fluturon në fazën finale. Sërish do të ketë një El Clasico me Real Madrid. Katalanasit kërkojnë suksesin e pesëmbëdhjetë, ndërsa për Blancos do të ishte i trembëdhjeti.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI