Flash

Avokati i Ezequiel Lavezzi: "Alkool e drogë? Jo, vuan nga hipomania, një shqetësim psikiatrik"

Lapsi.al 11 January 2024
Avokati i Ezequiel Lavezzi: "Alkool e drogë? Jo, vuan nga hipomania,

Hijet që rrethojnë gjendjen shëndetësore të Ezequiel Lavezzi kanë filluar të zhduken. Për sqarimin e situatës së ish-lojtarit të Napolit është kujdesur avokati i tij, Mauricio D’Alessandro: “Lavezzi vuan nga hipomania, një çrregullim kronik që ndikon në humorin e tij – shpjegoi ai për So Foot –. Ai kishte vuajtur pasojat e kësaj patologjie edhe në të kaluarën. Lavezzi nuk trajtohet për konsum droge apo alkooli, por për një çrregullim psikiatrik që mund ta shtyjë edhe të dëmtojë veten”.

Ditët e fundit në Argjentinë kishin qarkulluar thashetheme se ai ishte shtruar në spital për mbidozë. Një version i mohuar kategorikisht nga djali i tij Tomas. Prej javësh ishin hedhur hipoteza të ndryshme, pasi Pocho u dërgua në spital më 20 dhjetor të vitit të kaluar me disa dëmtime të lehta për shkak të një aksidenti të paspecifikuar në familje.

D'Alessandro hedh dritë edhe mbi këtë episod: "Në mes të natës ai dëgjoi një zhurmë dhe mendoi se kishin hyrë njerëz në shtëpi, kështu u dëmtua. Kur doli nga spitali u përpoq të kapërcente krizën i vetëm, por nuk mundi, prandaj shkoi në klinikë. Nuk është një patologji që kurohet kaq lehtë, kërkon kujdes mjekësor”.

Lexo më tej‘Pocho’ Lavezzi shfaqet foto nga divani i shtëpisë. Numri 2 i Inter, Zanetti: "Ta ndihmojmë"

Megjithatë, tani situata duket se po përmirësohet: "Po shkon shumë mirë, evolucioni është shumë i favorshëm. Lavezzi do të qëndrojë në mjekim për 21 ditë dhe më pas do të ketë mundësi të largohet ose të qëndrojë. Kjo, në varësi të gjendjes së tij. Mjekët po përpiqen ta stabilizojnë, përpara se të shohin nëse ai ka nevojë për trajtim më të gjatë. Nuk ka qenë në terapi intensive siç është thënë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI