Flash

Video/ Hakmarrje për Veiga, tifozët arabë fishkëllyen Kroos në çdo prekje topi: gjermani përgjigjet me sarkazëm

Lapsi.al 11 January 2024
Video/ Hakmarrje për Veiga, tifozët arabë fishkëllyen Kroos
Përgjigje e kundërpërgjigje mes Toni Kroos dhe publikut në Riad, ku u luajt gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës. Gjermani u mbulua me një mori fishkëllimash e thirrjesh nga tifozët kur hyri në fushë në ndeshjen Real Madrid-Atletico Madrid. Në fakt, tifozët sauditë nuk i kanë tretur asnjëherë deklaratat e tij në lidhje me transferimin në Arabi të Gabri Veiga. Talenti spanjoll zgjodhi Al Ahlin në verë pas dy sezoneve të shkëlqyera me Celta Vigo, e Kroos e quajti "të turpshme". Lexo më tejVideo/ Gafë e Kepa por Real shkon në finale të Superkupës në shtesë: spektakël në derbin e Madridit Në stadiumin e Universitetit King Saud, mesfushori gjerman, i cili zëvendësoi Modric në pjesën e dytë, u fishkëllye vazhdimisht nga tifozët vendas. Por kjo nuk e pengoi Real të fitonte derbin në kohën shtesë dhe të kualifikohej në finale. Në fund të ndeshjes, më pas Kroos vendosi të hiqte disa guralecë nga këpuca e tij, duke përdorur sarkazmën: "Ishte një mbrëmje argëtuese! Turmë madhështore", ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale, shoqëruar me emoji-n me sy me zemra. Real në fakt, pas hyrjes së Kroos arriti të fitonte ndeshjen në kohën shtesë, pasi barazoi 3-3 në minutën e 85'. Në shtesa pastaj Savic e dërgoi topin në portën e tij dhe Diaz në minutën e 122' fiksuan rezultatin në 5-3, duke kaluar Blancos në finalen e Superkupës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI