Flash

Video/ Gafë e Kepa por Real shkon në finale të Superkupës në shtesë: spektakël në derbin e Madridit

Lapsi.al 10 January 2024
Video/ Gafë e Kepa por Real shkon në finale të Superkupës

Derbi i Madridit hapi shfaqjen e edicionit të ri të Superkupës Spanjolle, e dyta me formatin Final Four. Real Madrid i Carlo Ancelotti u imponua 5-3 ndaj Atletico Madrid të Diego Simeone, pas kohëve shtesë. Në Al-Awwal Park të Riyad, Blancos rrëmbyen kalimin për në finale, ku do të gjejnë fituesin mes Barcelonës ose Osasunas (në fushë nesër në mbrëmje).

Një sfidë e shumëpritur sepse Colchoneros në këtë sezon kishin qenë të vetmit në gjendje për të mundur Real (3-1 për Atletico në 24 shtator në Liga). E të besuarit e Simeone nuk zhgënjyen duke shënuar në minutën e 7' me Hermoso, në asistin e Griezmann. Blancos vinin nga një periudhë pozitive, me 19 rezultate radhazi në të gjitha kompeticionet. Skuadra e Carlo Ancelotti e mbylli fazën e parë në vendin e parë bashkë me Girona. Më pak e lumtur situata e Colchoneros që në Liga mbajnë vendin e pestë e në këtë sezon kanë marrë rezultate të luhatshme.

PËRMBYSJE E KUNDËR-PËRMBYSJE

E njëjta gjë ndodhi në Superkupë, kur pësuan përmbysjen e Real Madrid në harkun e 9 minutave. Rudiger në minutën e 20' barazoi rezultatin dhe në të 29' Mendy kompletoi misionin në asistin e Carvahal. Një ndeshje zbavitëse që Atletico nuk e lëshoi nga duart dhe e rikapi para pushimit me golin e 2-2 të shënuar nga Griezmann. Simeone nxiti të tijtë që u duk se mund të rrëmbenin kalimin falë gafës së portierit Kepa nën presionin e Morata. Portierit i iku topi nga duart dhe përfundoi në rrjetë i përplasur te Rudiger. Mund të ishte goli që vendosi derbin, por Carvahal i bëri shifrat 3-3 5 minuta nga fundi.

Lexo më tejAncelotti, pas Blancos... asgjë: "Real Madrid do të jetë pankina ime e fundit"

Në shtesë pastaj nuk pati më histori me Blancos që shënoi dy herë: autogol i Savic në minutën e 116' dhe Diaz mbylli historinë në minutën e 122'. Atletico u likuidua, Real pret tani finalen.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI