Flash

Ka lindur katër vjet pas vdekjes së të ëmës: shpërthen çështja Kanga në Kupë e Afrikës

Lapsi.al 10 January 2024
Ka lindur katër vjet pas vdekjes së të ëmës:

Nëse nuk do të ishte aq serioze sa është në të vërtetë, do të ishte po aq qesharake. Ajo që po ndodh me Guelor Kanga, mesfushorin 33-vjeçar të Crvena Zvezda dhe kombëtares së Gabonit është vërtet e pabesueshme. Lojtarit, si zakonisht, iu kërkuan dokumente nga Caf, Konfederata Afrikane e Futbollit, për të vazhduar me regjistrimin e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Deri këtu asgjë e çuditshme, përveç se, me sa duket, lojtari ka një pasaportë "të diskutueshme". Në të shënohet data 1 shtator 1990 si datëlindja, por është katër vjet pas vdekjes së nënës së tij, e cila në fakt vdiq në fillim të vitit 1986.

Lexo më tejKapitenia e Zambias ishte burrë: përjashtohet nga Kupa e Afrikës pas dështimit në testin e verifikimit

Kaq do të mjaftonte, por sidoqoftë ka akoma më shumë. Në realitet, përveç faktit që nuk është 33 vjeç, Kanga në fakt quhet Kiaku-Kiaku Kianga dhe nuk është nga Gaboni. Ai ka lindur më 5 tetor 1985 në Kinshasa, Kongo, dhe për këtë arsye nuk mund të luante as me kombëtaren gaboneze. Një skandal i vërtetë, që për momentin mjafton për të ngritur mjaft zhurmë dhe për ta përjashtuar nga kompeticioni. Hetimet e mëtejshme tani do ta sqarojnë çështjen, por ajo që është e sigurt është se llogaritë nuk dalin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI