Flash

Video/ Broja, bëri hije në fushë për gjysëm ore: Chelsea humbet gjysëmfinalen e vajtjes në Carabao Cup

Lapsi.al 9 January 2024
Video/ Broja, bëri hije në fushë për gjysëm ore:

Surprizë në gjysmëfinalet e Carabao Cup. Ndeshja e parë shkon për Middlesbrough, që mundi 1-0 Chelsea dhe mori një avantazh të çmuar në funksion të ndeshjes së kthimit të caktuar për 23 janar. Goli vendimtar u shënua në minutën e 37' nga Hackney, i cili mposhti Petrovic me një goditje nga fare pranë. Pochettino më pas tradhtohet nga ish-lojtari i Manchester City, Cole Palmer, i cili humbi dy gola të thjshtë. Anglezi gaboi fillimisht me rezultatin 0-0 dhe më pas në kohën e shtesë të pjesës së parë. Edhe hyrja e sulmuesi të kombëtares Armando Broja nuk bëri punë, me shqiptarin asnjëherë të rrezikshëm. Kështu, Blues janë të thirrur në çështje për të rikuperuar në Stamford Bridge.

PALMER KATASTROFË

Ish-lojtari i Manchester United Michael Carrick dhe Middlesbrough i tij shkatërruan mbrëmjen e Chelsea. Në stadiumin Riverside, ndeshja e parë gjysmëfinale e Carabao Cup shkon për Boro, triumfues 1-0. Blues e nisën më mirë, të favorizuar edhe nga dy dëmtime të menjëhershme të vendasve (Latte Lath dhe Bangura u përjashtuan respektivisht në minutën e 5-të dhe të 20-të). Vetëm se Cole Palmer nuk ishte në mbrëmjen e tij. Në minutën e 31', ish-lojtari i Manchester City përfitoi nga gabimi i Howson dhe i vetëm përballë Glover e dërgoi topin jashtë. Londinezët u dënuan gjashtë minuta më vonë, kur Hackney depozitoi topin në rrjetë në pasimin e Jones, duke e çuar Middlesbrough përpara. Mbrëmja e keqe e bluve, megjithatë, vazhdoi në shtesë kur Glover ndërhyri keq dhe e lë topin në zonën e vogël, por në mënyrë të pabesueshme Palmer e dërgon atë lart, duke kryer gabimin e dytë të rëndë të ndeshjes së tij.

Lexo më tej: “Me potencial të jashtëzakonshëm”: Pochettino elozhe për Brojën, mediat angleze e ngrenë në piedestal

FUTET EDHE BROJA

Në pjesën e dytë, Murdyk dhe Broja hynë në vend të Madueke dhe Enzo Fernandez, por muzika nuk ndryshoi. Përfundoi 1-0. Tani, Chelsea do të duhet të bëjë një rikthim në Stamford Bridge për të arritur në finalen e Carabao Cup. Blues kanë nevojë për dy gola diferencë më 23 janar. Nga ana tjetër, Middlesbrough është 90 minuta larg një ëndrre, duke pasur parasysh se luan në Championship.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI