Flash

Lamtumira e Beckenbauer: mes ideve e homazheve Gjermania lëviz për "Kaizerin" e saj

Lapsi.al 9 January 2024
Lamtumira e Beckenbauer: mes ideve e homazheve Gjermania lëviz për

Ndarja nga jeta e Franz Beckenbauer ka dëshpëruar të gjithë botën e futbollit, veçanërisht atë gjerman. Në orët pas lajmit të trishtë, nuk mungojnë propozimet për të nderuar sa më mirë kujtimin e një prej futbollistëve më ikonë gjermanë në historinë e futbollit. Idetë për një ceremoni sa më madhështore po vërshojnë nga institucionet dhe ish-shokët e skuadrës së Beckenbauer. Një parlamentar nga Turingia ka propozuar kthimin e 8 korrikut në "Ditën e Kaizer Beckenbauer", në homazh për Kupën e Botës të fituar në vitin 1990. Ish-tekniku i Die Manschaft Berti Vogts, ka menduar që Federata të emërojë Kupën e Gjermanisë me emrin e Kaizerit.

Këto janë vetëm disa nga iniciativat që në vazhdën emocionale të ndarjes nga jeta të Beckenbauer po ndezin diskutimin për kampionin e madh që nuk ekziston më. Fillimisht, sidoqoftë, duhet të organizohet funerali dhe në këtë rast Gjermania ndahet mes vullnetit të vetë ish-liberos dhe gjendjes shpirtërore të njerëzve.

Lexo më tej: Rummenigge: "Stadiumi i Bayern pa Beckenbauer nuk do të ishte, e dua aty ceremoninë"

Karl Heinz Rummenigge propozoi organizimin e lamtumirës përfundimtare për "Kaizerin" në stadiumin e Bayern Munich. Por sipas Bild, dëshira e Beckenbauer është ajo e një ceremonie private të rezervuar për një grup të vogël familjarësh dhe miqsh të ngushtë.

Varrimi, megjithatë, duhet të bëhet në varrezat Perlacher Forst në Mynih pranë djalit të tij Stephan. Ai vdiq nga kanceri në vitin 2016 në moshën 46-vjeçare.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI