Flash

Goditi me grusht portierin Rinaldi: përjashtohet për tre vjet babai i vëllezërve Shpendi

Lapsi.al 9 January 2024
Goditi me grusht portierin Rinaldi: përjashtohet për tre vjet babai i
Goditja me grusht në përfundim të ndeshjes Cesena-Olbia ndaj portierit Filippo Rinaldi nuk mund të kalonte lehtë. E në fakt për Limanin, babain e vëllezërve Shpendi, ka ardhur dënimi. Hetuesi i Forlì-Cesena, Claudio Mastromattei, ka urdhëruar përjashtimin për tre vjet për Liman "Alex" Shpendi. Ai i thirrur për tu dëgjuar në komisariat një ditë më parë kërkoi ndjesë për gjestin e shëmtuar, duke thënë se "më iku mendja kur pashë djalin të gjakosur". Babai i lojtarit të Cesenës, Kristian Shpendi, është dënuar pas ngjarjeve në lidhje me ndeshjen e futbollit Cesena-Olbia, e luajtur të dielën në 7 janar në Stadium Manuzzi. Limani, babai i binjakëve Kristian (Cesena) dhe Stiven (Empoli), të dy lojtarë të kombëtares U 21 të Shqipërisë, do të mund t’i shohë vetëm në TV ndeshjet e fëmijëve të tij. Atij tashmë i ndalohet hyrja në vendet ku zhvillohen ngjarje sportive për tre vjet. Lexo më tejBabai i Shpendit në polici pas rrahjes së portierit: "Kërkoj ndjesë, më iku mendja" Liman “Alex” Shpendi të dielën në fund të ndeshjes u fut në fushë duke tentuar të godasë me grusht portierin e skuadrës sarde, Filippo Rinaldi, fajtor për një ndërhyrje të ashpër ndaj djalit të tij. Rinaldi ende nuk ka bërë një denoncim zyrtar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI