Flash

Në fushë me klavikul të thyer për të fituar Botërorin me Gjermaninë: kush ishte Franz Beckenbauer

Lapsi.al 8 January 2024
Në fushë me klavikul të thyer për të fituar

Lojtari, trajneri, presidenti, Franz Beckenbauer përjetoi një karrierë fituese pavarësisht nga roli i luajtur. Kampioni gjerman u shua në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje që e kishte detyruar të shtrohej në spital ditët e fundit. Fituesi i titullit botëror si kapiten në 1974 dhe si trajner në vitin 1990, Beckenbauer ishte një shtyllë e Bayern Munich, pjesë e të cilit ishte për dekada.

Sidoqoftë, imazhi i pashlyeshëm në mendjen e tifozëve është ai i gjysëmfinales së Botërorit në stadiumin Azteca në Meksikë në 1970, kur ai refuzoi të zëvendësohej dhe qendroi në fushë me një klavikul të thyer. Është e vështirë të harrohet sesi ai udhëhoqi skuadrën gjermane të 74-ës drejt lavdisë kundër " Clockëork Orange" të Johan Cruyff. Si lojtar shpiku pozicionin e liberos dhe askush nuk e luajti atë rol më mirë se ai. Beckenbauer ishte qendra rreth së cilës gjithçka funksiononte në ekipin e tij të futbollit dhe kishte kuptim. Askush nuk e konteston se ka qenë një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë dhe nuk është çudi që përbën listën speciale të pesë lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. "Kaizeri"

KARRIERA

Si lojtar ai ishte kampion bote në 1974 dhe si trajner fitoi Kupën e Botës në vitin 1990. Një arritje e arritur nga vetëm dy të tjerë në histori, Mario Zagallo (i ndarë nga jeta dy ditë më parë) dhe Didier Deschamps. Ai ishte ndër protagonistët e ndeshjes legjendare Itali-Gjermani në Meksikë '70 dhe një simbol i futbollit botëror për më shumë se një dekadë: nga fundi i viteve 1960 dhe mesi i viteve 1970. Atij iu dha Topi i Artë në vitin 1972 dhe 1976. I konsideruar nga shumë si mbrojtësi më i fortë në botë, në aspektin futbollistik ai lindi si mesfushor qendre dhe më pas u shndërrua në një libero, nga i cili personaliteti i tij i dha pseudonimin "Kaiser".

Lexo më tejFutbolli humbi Kaizerin e tij: Franz Beckenbauer ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare

Ish-kapiteni i kombëtares së Gjermanisë Perëndimore në vitet 1970, trajner i Mannschaft nga 1984 deri në 1990 dhe ish-trajneri i Bayern Munich në vitet 1990, Franz Beckenbauer përfundoi karrierën e tij si futbollist me Cosmos në vitin 83'. Organizator i Kupës së Botës në Gjermani në vitin 2006, nga viti 1994 deri në vitin 2009 ai ishte president i Bayern, e më pas president nderi dhe ikonë e publicitetit.

FATI

Djali i dytë i një punonjësi postar gjerman, i cili u rrit në kushte modeste në Zugspitzstrasse 6 në lagjen e klasës punëtore të Giesing, në Mynih, Beckenbauer i pëlqente të shpjegonte se "suksesi varet edhe nga fati". Por "mbi të gjitha duhet punë e vështirë dhe e vazhdueshme. Fatin duhet ta fitosh". Vitet e fundit Beckenbauer ishte tërhequr nga skena publike. Ai jetonte në Austri në zonën e Salzburgut.

Franz u martua tre herë dhe pati pesë fëmijë dhe tetë nipër e mbesa. Tetë vjet më parë humbi djalin e tij Stephan, i sëmurë nga kanceri në moshën 46-vjeçare.

HOMAZHI I FEDERATËS

"Frank Beckenbauer ishte sigurisht futbollisti më i madh gjerman i të gjitha kohërave dhe, mbi të gjitha, një nga njerëzit më të mëdhenj që kam takuar ndonjëherë," tha zv/presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Hans-Joachim Watzke.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI