Flash

Futbolli humbi Kaizerin e tij: Franz Beckenbauer ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare

Lapsi.al 8 January 2024
Futbolli humbi Kaizerin e tij: Franz Beckenbauer ndahet nga jeta në
Franz Beckenbauer, legjenda e futbollit gjerman e ndërkombëtar, u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare. Lajmin e ka zyrtarizuar familja e ish-kampionit, si ka bërë të ditur transmetuesi gjerman ARD. Bota e futbollit humb një tjetër ikonë të papërsëritshme të tij. Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta ish-lojtari dhe trajneri gjerman Franz Beckenbauer. Kaizeri, konsiderohej si mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave. Familja e tij njoftoi vdekjen e tij sot, edhe pse Beckenbauer ishte ndarë nga jeta 24 orë më parë: “Me pikëllim të thellë njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne ju kërkojmë që të jemi në gjendje të qajmë në heshtje dhe të evitoni bërjen e pyetjeve." Gjermania i thotë kështu lamtumirë futbollistit të saj më të madh dhe figurës ikonike. Kaizeri, siç quhej ai, ishte kampion bote si lojtar në vitin 1974 dhe si trajner në vitin 1990. Në nivel individual ai fitoi Topin e Artë dy herë, në vitet 1972 dhe 1976, duke u bërë mbrojtësi i parë që iu dha çmimi i lakmuar dy herë. Beckenbauer ishte një shtyllë e Bayern Munich (ai gjithashtu ishte president i tij), një ekip në të cilin luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij. Ai e mbajti veshur fanellën e Bayern nga 1964 deri në 1977, duke fituar katër Kupa të Gjermanisë, katër kampionate, një Kupë Kupash, tre Kupa Kampionesh dhe një Kupë Ndërkontinentale. Vitet e fundit shëndeti i tij ishte përkeqësuar papritur për shkak të një infarkti okular dhe disa operacioneve në zemër. Përveç kësaj, ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit, të shoqëruar nga demenca, që e bëri të vuajë shumë kohët e fundit, sipas Bild.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI