Flash

Salernitana e tërbuar për arbitrimin, CEO Milan: “Po Gatti përse nuk u përjshtua?"

Lapsi.al 8 January 2024
Salernitana e tërbuar për arbitrimin, CEO Milan: “Po Gatti

Salernitana u mposht 1-2 nga Juventus, duke humbur në minutat e fundit për shkak të golit të Vlahovic. Vendasit në pjesën e dytë luajti në infrioritet për shkak të përjashtimit të Maggiore. Drejtimi i ndeshjes nga arbitri Guida nuk i ka pëlqyer kampanëve e nëse trajneri Pippo Inzaghi nuk foli pas ndeshjes, e ka bërë administratori i deleguar Maurizio Milan: "Jemi të kënaqur me performancën dhe Inzaghi është shumë i zemëruar për disa episode arbitrale shumë të dyshimta. Te përjashtimi i Maggiore ka pasur një faull të bujshme pak më pare. Pastaj mungon një karton i kuq për Gatti. Ne ndihemi shumë të penalizuar dhe jemi të mërzitur si publiku ynë. Do të kërkojmë shpjegime në tavolinat e duhura".

“Para faullit të Maggiore kishte një ndërhyrje ndaj Simy që nuk u sanksionua. Më pas për sa i përket mbrojtësit Gatti mungon një përjashtim. Jo vetëm kaq, kishte edhe një qëndrim të gabuar në paralajmërimet ndaj Costil. Tani duhet të ulim zemërimin dhe hidhërimin - vazhdoi Milan për DAZN -. Ne do të marrim kohën e duhur, është hera e parë që trajneri nuk vjen për të komentuar".

Lexo më tejVideo/ Iling Jr e pastaj Vlahovic shpëtojnë Juventus nga turpi: Salernitana dorëzohet në shtesë

Salernitana duhet të synojë një rikthim të madh në fazën e dytë për të synuar shpëtimin, me ndihmën e rikthimit të Sabatinit: "Rikthimi i drejtorit është i rëndësishëm, të gjithë kemi në mendje rrugëtimin e shpëtimit. Ai po punon shumë për të forcuar ekipin dhe shpresojmë të korrim sa më shpejt frytet. Besojmë shumë te mbijetesa dhe djemtë dolën nga fusha të duartrokitur. Renditja është e ngjeshur dhe ka shumë ndeshje".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI