Flash

CR7 i bën vetes një dhuratë "të vogël" për vitin 2024: një super vilë në ishullin e miliarderëve

Lapsi.al 7 January 2024
CR7 i bën vetes një dhuratë "të vogël"

Cristiano Ronaldo prej vitesh është në majën e piramidës dhe në karrierën e tij të gjatë, e cila vazhdon në Arabinë 'e artë' Saudite, ka arritur të krijojë një pasuri të madhe. Për këtë arsye kampioni portugez, me “kursimet” e tij, vendosi t’i bëjë vetes një dhuratë të jashtëzakonshme. Padyshim, kjo dhuratë është e paarritshme për shumicën dërrmuese të njerëzve. Blerja e fundit e bërë nga CR7 është një rekord: një super vilë e blerë në Jumeirah Bay, e njohur më mirë si "Ishulli i Miliarderëve" të Dubait me vlerë dhjetëra milionë euro.

VILA E RE E CR7 NË DUBAI

Jumeirah Bay është një nga vendet më ekskluzive në planet: një ishull artificial që përfshin vetëm resorte ultra luksoze dhe vila të jashtëzakonshme të pajisura me çdo lloj komoditeti. Çmimi i shtëpisë së re të blerë nga Cristiano Ronaldo nuk është bërë i ditur, por siç hipotezon Bloomerang Linea, flitet për një shpenzim mbi 10 milionë euro.

Lexo më tejGlobe Soccer, Cristiano Ronaldo fiton 'Maradona Award': mposhten Haaland, Mbappé e Kane

Gjashtë dhoma gjumi, akses privat në plazh, garazh për një flotë prej 7 makinash, një spa me palestër të bashkangjitur, akomodim për punonjësit dhe një pishinë me pamje nga Dubai për një madhësi totale prej rreth 30 mijë metra katrorë. Shtëpia e re “modeste” e portugezit duhet të jetë e strukturuar kështu, edhe pse për arsye privatësie detajet e pronës nuk janë bërë të ditura.

NJË MILIARDER NË ISHULLIN E MILIARDERËVE

Numri i njerëzve me llogari bankare nëntëshifrore për kilometër katror në Jumeirah Bay tejkalon çdo vend tjetër në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka shumë manjatë që zotërojnë prona dhe tani atyre do t'u bashkohet edhe Cristiano. Gjëra të një tjetër bote...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI