Flash

“Gafë e madhe”: AIA do të dënojë arbitrat Fabbri e Nasca për golin e fitores së Inter

Lapsi.al 7 January 2024
“Gafë e madhe”: AIA do të dënojë arbitrat Fabbri
Inter ka mposhtu 2-1 Veronën mes polemikave. Pavarësisht se siguroi titullin kampion dimri, arritja e të besuarve të teknikut Simone Inzaghi është njollosur nga ngjarjet në minutat shtesë të ndeshjes. Arbitrimi në Inter-Verona vazhdon të bëjë shumë zhurmë. Në veçanti puna e arbitrit Fabbri dhe atij të Var Nasca. Sipas asaj bëhet e ditur, nisur nga ajo që ndodhi në fushë dhe sulmet e mëpasshme nga drejtori sportiv i Hellas Sogliano në fund të ndeshjes, të dy arbitrat do të pezullohen për ndeshjet e radhës. Për AIA, shoqata e arbitrave italianë, mossanksionimi i ndërhyrjes së Bastonit ndaj Duda pak para golit të 2-1 të Frattesi ishte një gabim i qartë. Në shpjegim, kur Bastoni del nga zona duket qartë goditje me bërryl. Nëse Fabbri nuk mund ta shihte, Var duhet të ndërhynte. Fakti që më pas u godit traversa e nisi një aksion i ri nuk bën punë: nëse ka një faull të rëndë në lojë, ose sjellje e dhunshme sin ë këtë rast me topin larg, duhej anuluar goli. Për Fabbri dhe Nasca sidoqoftë nuk do të jetë një pezullim total nga arbitrimi, por vetëm një ndalesë e përkohshme paraprake. Megjithatë, sapo të kthehen, do të mbeten nën vëzhgim. Sigurisht që puna e tyre nuk u pëlqye aspak, edhe për disa precedentë të problematikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI