Flash

Video/ Sergio Ramos sherr me një tifoz në transmetim direkt: "Qepe, ki respekt për njerëzit"

Lapsi.al 5 January 2024
Video/ Sergio Ramos sherr me një tifoz në transmetim direkt:
Moment veçanërisht i komplikuar te Sevilla. Këtë e tregojnë rezultatet, vetëm një pikë larg zonës së rënies dhe vetëm një fitore në trembëdhjetë ndeshjet e fundit. Por sikur të mos mjaftonte, edhe nga klima e tensionuar që mbretëron rreth ekipit. Një shembull i qartë për këtë është dhënë nga Sergio Ramos, i cili gjatë një interviste pas humbjes kundër Athletic Bilbao shpërtheu në transmetim direkt në TV duke u kapur me një tifoz që po e kontestonte.

"KI RESPEKT, PËR NJERËZIT E PËR SEVILJEN"

Humbja në shtëpi kundër Athletic Bilbao (0-2) tërboi një pjesë të madhe të tifozëve bardhekuq, të zhgënjyer nga ecuria e skuadrës në këtë pjesë të parë të sezonit. Andaluzianët janë në vendin e 16 në La Liga dhe janë eliminuar nga garat evropiane (të fundit në grupin e Champions League). Ndihet qartë klima e protestës, siç dëshmohet nga zemërimi i Ramos ndaj një tifozi që po e ngacmonte me kritika. Lexo më tej: Skandal i rëndë në Spanjë, nga hetimi i WADA: Sergio Ramos, e jo vetëm, pozitivë por janë mbrojtur nga Celad

SERGIO RAMOS TREGON MOTIVIN E SHERRIT

Siç raporton TuttoSport, në zonën mikse mbrojtësi iu rikthye incidentit dhe shpjegoi mirë atë që ndodhi: “Një futbollist e di se është i ekspozuar ndaj kritikave, por nuk duhet ta lejojë veten të mos respektohet. Ishte një person që më bërtiste teksa po dëgjoja pyetjet, mendova se ishte e përshtatshme t'i jepja fund. Sevilla është shumë më lart se kjo mungesë respekti dhe edukimi. Kur fiton gjithçka është më e lehtë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI