Flash

Opinionisti Massimo Mauro i përgjigjet akuzave të Mourinho: "Nëse ka nevojë për një armik, nuk jam unë"

Lapsi.al 5 January 2024
Opinionisti Massimo Mauro i përgjigjet akuzave të Mourinho:
I akuzuar se është i pa respektueshëm (“ata që hanë në pjatën ku ka ngrënë edhe ai”), Massimo Mauro i është përgjigjur teknikut të Romës José Mourinho. Opinionisti i Mediaset e ka bërë këtë pas ndeshjes Juventus-Salernitana. “Nuk kam pse të përsëris asgjë nga ato që thashë në Pressing (në episodin e 23 dhjetorit, red.). Aty është i gjithë respekti që kam për lojtarët, trajnerët, arbitrat dhe vetë teknikun Mourinho. Nëse ka nevojë për një armik nuk jam i disponueshëm, nëse do të flasë për futbollin do ta pres”, tha opinionisti i SportMediaset, i cili përfundoi në shënjestër të trajnerit portugez pas komentit të tij për Roma-Napoli. "Ai i di punët e veta, është një komunikues i shkëlqyer dhe kurrë nuk bën asgjë rastësisht - vazhdoi Mauro -. Ai ka fituar gjithçka, ka qenë në të gjitha ekipet më të mëdha në botë... A mund të jem armiku i tij? Unë i dëgjova edhe njëherë gjërat që thashë në Pressing, është puna ime, të cilën e bëj për njëzet vjet. Unë i përgjigjem kompanisë sime dhe ndërgjegjes sime".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI