Flash

Video/ Bakker thith diçka me hundë në pankinë: veprimi i bergamaskut habit spektatorët

Lapsi.al 4 January 2024
Video/ Bakker thith diçka me hundë në pankinë: veprimi i
Atalanta mundi 3-1 Sassuolo në fazën e 1/8 të Kupës së Italisë dhe kaloi në çerekfinale të kompeticionit. De Ketelaere ishte protagonist me një dygolësh dhe një asist, por belgut rrezikon t'i vidhet skena nga Mitchel Bakker. Jo për paraqitjen e tij në fushë, por për atë që bëri në pankinë. Ai është kapur nga kamerat gjatë ndeshjes Atalanta-Sassuolo në Kupën e Italisë teksa po thithte diçka me hundë në pankinë. Anësori i Atalantës, ndër të tjera në shënjestër të Sassuolos, në fakt është kapur nga kamerat pikërisht në momentin kur përkulet mbi sedilje dhe thith me hundë diçka, e më pas ngrihet dhe përtypet pak. Një veprim përpara gjithë telespektatorëve që ndiqnin ndeshjen në ekranet e TV. E natyrisht, kjo nuk të kalonte pa u vënë re nga shikuesit që i morën pamjet dhe i ripostuan në rrjetet sociale. Nuk dihet se çfarë thithi me hundë Bakker në pankinë, ndaj dhe askush nuk bën asnjë supozim, përvec habisë së një veprimi të pazakontë në ato ambjente. Për kronikën, Atalanta mundi pa probleme Sassuolon e do jetë kundërshtari i Milanit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Bergamaskët u imponuan në raundin e 1/8 me rezultatin 3-1. Portagonist absolut ishte ish-lojtari i kuqezinjve De Ketelaere, i cili shënoi një dygolësh mes minutës së 24' dhe 63'. Belgu asistoi edhe për golin e tretë të Miranchuk, që bëri 3-0 në minutën e 71'. Edhe rusi nuk ishte më i pakët: gol, një goditje traverse dhe një pasim vendimtar. Goli i flamurit pastaj për jeshilzinjtë u shënua nga Boloca në minutën e 95'.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI