Flash

Luis Enrique poshtëron Ugarte: "Sot ishte perfekt". Vetëm se lojtari nuk luajti fare

Lapsi.al 4 January 2024
Luis Enrique poshtëron Ugarte: "Sot ishte perfekt". Vetëm se
Luis Enrique, pasi fitoi Superkupën e Francës me PSG-në, poshtëroi Ugarte në konferencë për shtyp. Tekniku spanjoll në mënyrë të pabesueshme talli qartë lojtarin duke thënë se ai ishte perfekt, pavarësisht se qëndroi në pankinë për 90 minuta. Trofeu i parë i epokës së Luis Enrique ka mbërritur për PSG-në. Në fakt mbrëmjen e djeshme u luajt Superkupa e Francës mes parisienëve dhe Toulouse në Parc des Princes. Skuadra kryeqytetase fitoi 2-0 falë golave të Lee dhe Mbappe. Donnarumma ishte gjithashtu protagonist, me pritje të rëndësishme për të mbajtur portën të paprekur dhe rezultatin të sigurtë.

LUIS ENRIQUE POSHTËRON UGARTE

Në konferencën për shtyp, Luis Enrique u shfaq i lumtur dhe mjaft ironik, sidomos kur e pyetën për lënien jashtë të Manuel Ugarte, në vend të të cilit luajti Lee. Luis Enrique ishte shumë i ashpër me komentin e tij në lidhje me lojtarin e tij dhe tha: "Sot ai ishte shumë i mirë, zero topa të humbur, i mrekullueshëm. Asnjë gabim. Perfekt". Një ironi të qartë të cilën ai e shpjegoi më pas duke iu referuar konkurrencës së madhe që ekziston në skuadrat e kalibrit të PSG-së dhe të cilës i nënshtrohen edhe lojtarë të rëndësishëm si Ugarte. Nëse është dikush që luan ose stërvitet më mirë, luan ai. Komenti i trajnerit nuk duhet të jetë pritur mirë nga mesfushori, i cili qëndroi në stol për 90 minuta.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI