Flash

Video/ Uzuni e nis vitin 2024 me gol: beratasi udhëheq Granada në sfidën mbijetesë me Cadiz

Lapsi.al 3 January 2024
Video/ Uzuni e nis vitin 2024 me gol: beratasi udhëheq Granada në
Myrto Uzuni bën liderin te Granada dhe e udhëheq skuadrën e tij drejt një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën. Beratasi e nis vitin 2024 me gol, duke ndihmuar të tijtë të mposhtin 2-0 Cadiz. Uzuni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22', kur shfrytëzoi spondin e Boye. Për Cadiz gjërat u bënë edhe më keq në minutën e 54', kur Sobrino u ndëshkua me karton të kuq. Më pas, Zaragoza Martinez (70') dyfishoi shifrat duke mbyllu ndeshjen. Një performancë e mirë e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, që me këtë gol lë pas një moment delikat. Uzuni shfrytëzoi spondin e Boye në zhvillimet e një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 22'. Goli u konfirmua edhe nga VAR, pasi Boye u mendua në pozicion jashtë loje, në nisje të aksionit. Uzuni tentoi të shënonte dygolëshin personal në minutën e 29', por goditja nga distanca e tij u grushtua nga Ledesma. Lexo më tej: "Ndaloni lojën, i duhet ndihmë". Tifozi humb jetën në stadium, Uzuni i trishtuar: ndërpritet Granada-Bilbao Cadiz tentoi të qendronte në lojë, por ndeshja mori kthesën përfundimtare në minutën e 54'. Sobrino u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë miqtë me 10 lojtarë. E thjeshtë për Granada që të ushtronte presion dhe të mbyllte ndeshjen. Zaragoza Martinez, lojtari i ardhshëm i Bayern Munich, shënoi golin e dytë, duke siguruar rezultatin. Granada ngjitet në kuotën e 11 pikëve, duke mbetur në zonën e rënies nga kategoria, por duke ngushtuar diferencën me zonën e shpëtimit ku është pikërisht Cadiz, tani vetëm 4 pikë larg.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI