Flash

Ancelotti, pas Blancos... asgjë: "Real Madrid do të jetë pankina ime e fundit"

Lapsi.al 3 January 2024
Ancelotti, pas Blancos... asgjë: "Real Madrid do të jetë

Carlo Ancelotti është rikthyer të flasë për zgjedhjet në lidhje me të ardhmen e tij, pas rinovimit zyrtar të kontratës me Real Madrid deri në vitin 2026: “Kam pasur kontakte me presidentin e Cbf dhe dua të falënderoj Ednaldo Rodrigues. Interesimi i tij më bëri të ndihem krenar, por gjithçka varej nga mënyra se si do shkonin gjërat me Real Madrid – nënvizoi trajneri italian në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Mallorca –. I jam mirënjohës, por në fund gjërat shkuan ashtu siç doja unë”.

Ancelotti më pas dha lajmin që nuk duhet t'i ketë pëlqyer admiruesve të tij të shumtë. Tekniku italian pohoi se Real do të jetë skuadra e fundit që do të drejtojë në karrierën e tij: "Do të jetë pankina ime e fundit, e konfirmoj, edhe nëse nuk e di sa kohë do të qëndroj aty. Mund të jem ende aty pas vitit 2026, varet nga rezultatet... Kështu që shpresoj të jem atje edhe në 2027 dhe 2028".

Lexo më tejZyrtare, Ancelotti rinovon me Real Madrid: Brazili mbetet 'me gisht në gojë'

Nënshkrimi i kontratës, sipas fjalëve të tij, nuk ishte rezultat i një negociate veçanërisht komplekse: "Ishte gjithçka shumë e thjeshtë, jam shumë i kënaqur. Jam i lumtur që vazhdoj punën si trajner i Real. E jam krenar për faktin se klubi donte të vazhdonte të punonte me mua. Unë gjithmonë kam thënë se nuk e kisha me nxitim rinovimin, por nëse klubi ka zgjedhur ta bëjë këtë në mes të sezonit, ndoshta është sepse ata janë të kënaqur me punën që po bëjmë të gjithë së bashku. Këtu ajo që ka rëndësi është fitorja e ndeshjeve dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë pas këtij rinovimi".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI