Flash

"Rikthehem me dëshirë": Skuka i hapur për huazimin, Partizani mohon interesimin

Lapsi.al 2 January 2024
"Rikthehem me dëshirë": Skuka i hapur për huazimin,
Xhuljano Skuka është një nga ata lojtarë që te Partizani kanë bërë histori. Jo vetëm me performanca të rëndësishme e shumë gola të shënuar, por edhe sepse ai është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit. Vetëm se 25 vjeçari që firmosi me Metz, në janarin e vitit që sapo lamë pas, për 1.4 milionë euro nuk po gjen hapësira në klubin francez. Edhe huazimi në kampionatin slloven me Maribor nuk shkoi si duhet. 13 performanca në total, të shënjuara me vetëm një gol e një asist. E tani Skuka kërkon minuta, sepse u bë pothuaj një vit që nuk luan me vazhdimësi. Në shtëpi në Dibër për festat e fundvitit, sulmuesi do ti bashkohet Metz në datën 3 janar, por ka konfirmuar vullnetin e tij për një huazim të mundshëm te Partizani, qoftë edhe për 6 muaj. Një hapje e rëndësishme e një sulmuesi që kërkon të rifitojë formën sportive për tu rikthyer ai që bindi Metz të bënte investimin e fortë. Lexo më tejMba dëmtohet sërisht, Partizani e nxjerr në merkato: nigeriani ka munguar në gjysmën e ndeshjeve Partizani nga ana tjetër ka mohuar qetësisht të gjitha aludimet mediatike për rikthimin e sulmuesit, por fakt është që një goleador Orges Shehit i duhet, me të gjithë sulmuesit që nuk kanë kaluar dot në dopio shifra. Ashtu si edhe disponibiliteti i Skukës për tu riveshur i kuq. E zakonisht, kur të dy këto kritere ekzistojnë, operacioni përfundon me sukses. Kështu që këto ditë të para të janarit do të jenë vendimtare.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI