Flash

Video/ Klopp i shpëton tërbimit të gruas, pas 4-2 ndaj Newcastle humbi unazën: epik momenti kur e gjeti

Lapsi.al 2 January 2024
Video/ Klopp i shpëton tërbimit të gruas, pas 4-2 ndaj Newcastle
Martesa në rrezik për Jurgen Klopp? Nëse ajo me Liverpool është më solide se kurrë pas 4-2 kundër Newcastle që konsolidoi vendin e parë në Premier League, ajo me gruan e tij Uhla u lëkund për disa sekonda. Në festimet e shfrenuara me tifozët e tij në fund të ndeshjes, Klopp humbi unazën e martesës në fushën e Anfield. Për disa momente gjermanin e kapi paniku, sigurisht në shtëpi Uhla do t'i bënte namin. Fatmirësisht për Klopp, gjithçka u zgjidh, sepse unaza u gjet. E për të shprehur lumturinë e tij, tekniku i Reds e puthi para kamerës duke e bërë gjestin e tij të bënte xhiron e botës. Liverpool me fitoren 4-2 kundër Newcastle mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme javën e 20 të Premier League. Magpies u dënuan kështu me humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit. Dygolësh i Salah dhe golat e Jones dhe Gakpo i dhanë suksesin Jurgen Klopp, që u ngjit tashmë në 45 pikë. Klopp tani është +3 ndaj Aston Villa (42) dhe +5 ndaj Man City dhe Arsenal (40). Ndalet në 29 pikë Newcastle, që rrëshqet në vendin e nëntë, pas humbjes së tyre të pestë në gjashtë ndeshjet e fundit (e treta radhazi).

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI