Flash

Atletika e shokuar nga ngjarja e rëndë: kampioni Benjamin Kiplagat theret me thikë në Kenya

Lapsi.al 1 January 2024
Atletika e shokuar nga ngjarja e rëndë: kampioni Benjamin Kiplagat

Bota e atletikës është në zi. Atleti 34-vjeçar i distancave të mesme Benjamin Kiplagat u gjet i pa jetë në një makinë në periferi të Eldoret, në Kenia, me disa plagë në gjoks dhe qafë. Sipas rindërtimeve fillestare nga policia lokale, ugandasi, i cili përfaqësoi vendin e tij në garën me pengesa 3,000 metra në Lojërat Olimpike të Londrës dhe Rio de Zhaneiro dhe në Kampionatin Botëror, u godit me thikë në makinën e vëllait të tij ndërsa ishte duke e ngarë. Motivi i vrasjes ka qenë grabitja: viktimës i janë vjedhur celulari dhe disa para. Policia ka arrestuar tashmë dy persona të dyshuar për vrasjen.

Lexo më tejMelissa hipi mbi kofano për të shpëtuar, Dennis e tërhoqi zvarrë deri sa mbaroi: dalin detajet e krimit të çiklistit

Kiplagat po stërvitej në Eldoret në funksion të impenjimeve të radhës. "Ne kemi hapur një hetim dhe hetuesit tanë po mbledhin elementë të dobishëm për të kuptuar se çfarë ka ndodhur", tha komandanti i policisë lokale Stephen Okal. "Ëorld Athletics është i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e Benjamin Kiplagat - shkruan federata botërore në një postim në Tëitter -. Ngushëllimet tona më të thella familjes, shokëve të skuadrës dhe të gjithë sportistëve”. Në vitin 2008 Kiplagat fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Juniorëve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI