Flash

Video/ Projektimi virtual i gënjeshtërt? Plasin polemikat për golin e Rabiot

Lapsi.al 31 December 2023
Video/ Projektimi virtual i gënjeshtërt? Plasin polemikat për
Goli i Adrien Rabiot në Juventus-Roma po shkakton jo pak debat në rrjetet sociale. Interpretimi i pozicionit jashtë loje gjysmë automatike duket të jetë ndryshe nga imazhet reale. Francezi, në fillimin e pjesës së dytë, vendosi ndeshjen, duke lejuar Max Allegri, të mbërrojë dy pikë nga Inter. Juventus fitoi ndeshjen mes "të shëmtuarave" të kampionatit siç luajnë ato zakonisht. E trajneri i Juventus bëhet kështu ai me më shumë fitore 1-0 në historinë e futbollit italian (kaloi Carlo Ancelotti). Nëse ndeshjen e vendosir 'kali i çmendur' Rabiot, për tifozët e Juventus është kulmi i gëzimit. E në stadiumin Allianz të Torinos viti i ri nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. MISTERI I GOLIT TË RABIOT Por në rrjetet sociale goli i francezit iu nënshtrua lupës së tifozëve kundërshtarë, të cilët gjetën probleme në pamjet e shfaqura nga pozicioni jashtë loje gjysmë automatike, që vërtetoi golin që i dha bardhezinjve avantazhin. Sipas një rindërtimi të imazheve që po bëhen të njohura në mediat sociale, dallohet një mospërputhje mes imazhit të pozicionit jashtë loje gjysmë automatike dhe asaj të imazheve televizive. Në të parën, në fakt, Rabiot e ka këmbën të përkulur ndërsa në kuadrin e fushës e ka të shtrirë. Lexo më tejRrëzoi Romën me një gol, Rabiot: "E kishim parë Inter... tani besojmë më shumë te titulli" Ndaj shpërtheu polemika në mediat sociale për shkak të një gabimi, sipas tyre të llogaritur nga ana e VAR, duke qenë se me këmbën e shtrirë Rabiot do të ishte jashtë loje.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI