Flash

Rrëzoi Romën me një gol, Rabiot: "E kishim parë Inter... tani besojmë më shumë te titulli"

Lapsi.al 31 December 2023
Rrëzoi Romën me një gol, Rabiot: "E kishim parë
Adrien Rabiot ishte njeriu që vendosi ndeshjen kundër Romës. Një gol që e lejon Juventus t'i afrohet Inter në renditje. Tani kreu i kampionatit është vetëm dy pikë larg. Mesfushori francez vazhdon të deklarojë hapur objektivin e titullit, pavarësisht fjalëve të Massimiliano Allegri. Tekniku, nga ana e tij, vazhdon të pretendojë si objektiv zonën Champions League: "Barazimi i Inter? Po, dje e pamë ndeshjen e tyre dhe e dinim se mund ta shkurtonim diferencën. Besuam te titulli më parë dhe tani, pas kësaj fitoreje, besojmë edhe më shumë. Është një objektiv për mua dhe për të gjithë ekipin, por sezoni është ende i gjatë". Mesfushori francez, duke folur për Dazn, shtoi: "Nuk kisha shënuar ende në Stadium. Jam i lumtur që e kam bërë para këtyre tifozëve të jashtëzakonshëm. Edhe ata besojnë te titulli, duhet ta bëjmë edhe ne, për ata". Rabiot nuk flet shumë për të ardhmen: "Ndihem mirë këtu, por ende duhet të mendoj për këtë dhe të flas me klubin. Ne do të flasim për këtë më vonë, jam i qetë dhe po mendoj duke shijuar ndeshjet”.

SZCZESNY: "TITULLI? NUK I IKIM PËRGJEGJËSIVE"

Szczesny, duke folur për Dazn, mbajti të njëjtën linjë me Rabiot: "Ne nuk mund të ikim nga përgjegjësia për të synuar objektivat maksimale sepse jemi Juventus. Kemi bërë një fazë të parë të mirë, por nuk duhet të jemi të kënaqur. Ne kishim objektivin e zonës Champions League, tani jemi -2 nga Inter dhe duhet të ëndërrojmë për titullin. Në nivel loje ka shumë për të përmirësuar, por baza jonë është të jemi të bashkuar dhe të përfitojmë nga episodet. Sigurisht që duhet të përmirësohemi në shfrytëzimin e potencialit të sulmuesve tanë, të cilët mund të shënojnë 20-30 gola në sezon. Më pëlqen shpirti që kemi dhe ky tashmë është një mini-titull sepse ka munguar vitet e fundit” përfundoi portieri.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI