Flash

Lewis Hamilton çfarë rrëfimi: "Jam shtirur si i sëmurë për të munguar në prova"

Lapsi.al 29 December 2023
Lewis Hamilton çfarë rrëfimi: "Jam shtirur si i
Po çfarë Max Verstappen...! Makthi i vërtetë i Lewis Hamilton janë provat. Ose të paktën kështu duket, duke gjykuar nga rrëfimi i shtatë herë kampionit të botës në F1 për portalin Race Fans. Në fakt, fjalët e pilotit të Mercedes zbulojnë mungesën e dëshirës për të hipur në makinë e për të kaluar kilometra të tëra dhe për t'u ofruar të dhëna inxhinierëve të tij. Alergjia ndaj provave e shtyu britanikun të përdorte zgjidhje ekstreme, si për shembull të pretendonte se ishte i sëmurë për të shmangur këtë barrë.

IRONIA E WOLFF

Hamilton rrëfen këtë dredhi, duke kujtuar një vizitë në selinë e Mercedes në Brackley, Britani e Madhe, në një nga dy post-sezonet e fundit: "Gjatë ndalesës sonë në fabrikë, Toto Wolff më tha mua dhe punonjësve se George (Russell red.) ishte sëmurë. E, siç shpjegoi ai, ishte 'vërtet i sëmurë'". Një referencë jo e rastësishme: "Më erdhi në mendje diçka që kishte të bënte me mua. Në fakt, në të kaluarën kisha shpikur diçka të ngjashme për të kapërcyer ditët e provave, pasi nuk më pëlqejnë fare". Lexo më tej: Speciale/ Michael Schumacher, 10 vjet nga aksidenti i skive në Meribel: aksidenti, familja, gjendja e sakrificat

MUNGESAT

Duhet thënë se në testet zyrtare nuk ka shumë raste në të cilat Hamilton nuk ka dalë në pistë. Në Barcelonë, në vitin 2015, gjatë testimit para-sezonal, britaniku ia la vendin kaludatorit Pascal Wehrlein. Shkak ishte një sëmundjeje, por kjo vetëm për një ditë. Pesë vjet më vonë, megjithatë, ai u ndalua nga Covid-19 i infektuar para raundit të parafundit, në Bahrein. Virusi e la atë me lodhje të zgjatur në muajt në vijim.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI