Flash

Zyrtare, Ancelotti rinovon me Real Madrid: Brazili mbetet "me gisht në gojë"

Lapsi.al 29 December 2023
Zyrtare, Ancelotti rinovon me Real Madrid: Brazili mbetet "me gisht në
Telenovela që lidhej me të ardhmen e italianit Carlo Ancelotti ishte ndezur prej muajsh, por tani ka marrë fund. Në verë, trajnerit nga Reggiolo iu dha siguria për të qenë trajneri i kombëtares braziliane. Konfirmimet erdhën nga drejtuesit e lartë të Federatës së Futbollit të Selecaos dhe në mënyrë të mbuluar edhe nga vetë trajneri. Megjithatë, javët e fundit, zërat për një kthesë të tij dhe për një rinovim të afërt me Real Madrid ishin bërë gjithnjë e më këmbëngulëse. Ancelotti ishte ulur në pankinën e Blancos në vitin 2021, pasi e kishte drejtuar më parë gjatë periudhës dyvjeçare 2013-2015. E pra, sot edhe zyrtarizimi për vendimin e tij mbi të ardhmen: Carlo Ancelotti mbetet në kryeqytetin spanjoll.

ANCELOTTI RINOVON ME REAL MADRID

“Real Madrid C. F. dhe Carlo Ancelotti kanë vendosur të zgjasin kontratën e trajnerit tonë deri më 30 qershor 2026. Në pesë sezonet e tij si trajner i Real Madrid, ai fitoi 10 tituj: 2 Champions League, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 1 Liga, 2 Copa del Rey dhe 1 Superkupë Spanjolle”. Me këtë deklaratë për shtyp, e vërtetuar nga postimet tashmë klasike në rrjetet sociale, klubi spanjoll ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin emilian. Një postim në Instagram nga vetë Ancelotti mbërriti menjëherë më pas: "Sot është një ditë e lumtur. Real Madrid dhe unë vazhdojmë rrugëtimin tonë së bashku në kërkim të sukseseve të reja edhe më të mëdha. Faleminderit të gjithëve dhe Hala Madrid!". Lajm që në realitet tashmë shumëkush e priste, edhe falë fjalëve të trajnerit që kishte deklaruar publikisht se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij te Real. Brazili mbetet me gisht në gojë, pasi e priti për një kohë të gjatë me trajner provizor, e tashmë duhet të fillojë të kërkojë një profil të ri për pankinën.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Carlo Ancelotti (@mrancelotti)

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI