Flash

Zico, dygolësh në moshën 70 vjeçare, mes lodhjes dhe vuajtjes: Maracanã në këmbë për idhullin e tij

Lapsi.al 28 December 2023
Zico, dygolësh në moshën 70 vjeçare, mes lodhjes dhe
Edicioni i vitit 2023 i Jogo das Estrelas, 'Ndeshja e Yjeve', e cila u luajt në Maracanã përfundoi me shumë argëtim dhe 14 gola. Fitues doli skuadra e brazilianit Ziko, me fanella të kuqe, që mundi 10-4 të bardhët të përbërë nga Petkoviç, Alex, Adriano, Renato Gaúcho, Leonardo, Palermo dhe Sorín. Më shumë se 50 mijë njerëz u mblodhën në stadiumin më ikonik të futbollit brazilian. Para fillimit të sfidës u bënë homazhe emocionale për Pelé dhe Roberto Dinamite, të cilët u ndanë nga jeta mes fundit të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023.

Maracanã në këmbë për kampionin 70 vjeçar

Protagonisti i vërtetë i mbrëmjes ishte sigurisht Zico, i cili mbushi 70 vjeç dhe shënoi dy gola përpara se të zëvendësohej mes duartrokitjeve dhe thirrjeve "Zico është mbreti ynë!". O Galinho shënoi nga pika e bardhë dhe me aksion përpara se të përfundonte praninë e tij në fushë me publikun që e brohoriste. E kotë të thuhet klasi i ish-kampionit brazilian është i përjetshëm, por vështirësitë në moshën e tij janë të shumta. Vetë Zico më vonë zbuloi se kishte përdorur një mbrojtës për gjurin për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zbritur në fushë. Skuadra e udhëhequr nga Zico përbëhej kryesisht nga ish-idhujt e Flamengos dhe ishte në epërsi thuajse gjatë gjithë ndeshjes. Të bardhët kaluan në epërsi me Martin Palermo, por në pak minuta u përmbysën nga të kuqtë, me golat e shënuar nga Adriano dhe Zico me penallti. O Galinho shënoi golin e dytë personal në pjesën e dytë duke befasuar portierin kundërshtar në shtyllën e afërt. E menjëherë më pas u zëvendësua duke i lënë vend nipit të tij Felipe. Një mbrëmje për t'u mbajtur mend për njeriun që u mbiquajt 'Pelè i bardhë' dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Të gjithë tifozët e pranishëm e përshëndetën me shumë përzemërsi pas zëvendësimit, sepse e kuptuan përpjekjen dhe vuajtjen për të qenë në fushë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI