Flash

"Të pëlqen? Merre": influencuesi Buzeira i bën një dhuratë Neymar, por që e ka të pamundur ta vendosë

Lapsi.al 28 December 2023
"Të pëlqen? Merre": influencuesi Buzeira i bën një
Neymar nuk ka asgjë që t'i mungojë, edhe kur është duke u përballur me një dëmtim të rëndë. Futbollisti brazilian dy muaj më parë pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gjurin e majtë. Por kjo nuk e privoi nga një ngjarje e paprecedentë: një crociera-party për Vitin e Ri, në një anije luksoze që u nis nga Santos për të përshëndetur vitin e vjetër. Në bordin e anijes mbresëlënëse, ylli i Al-Hilal u dallua për dëshirën e tij për të festuar pavarësisht patericave. Por shpërblimi për sforcot erdhi, sepse O'Ney mori një dhuratë me vlerë gati gjysmë milioni dollarë nga Buzeira. Ai që bëri dhuratën e paimagjinueshme ishte një influencues brazilian, i cili ka më shumë se 4.5 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram. Buzeira është një nga të ftuarit në festë dhe në profilet e tij sociale ai tregoi momentin kur takoi Neymar, i cili u mahnit nga "gjerdani" i tij mbresëlënës. Bëhet fjalë për një varëse gjigante floriri që zë pothuajse të gjithë qafën dhe gjoksin. Vlera e tij është dy milionë realë, siç shprehet vetë influencuesi në videon e shpërndarë dhe me kursin e këmbimit vlen mbi 400 mijë dollarë. Kështu influencuesi tregoi atë që ndodhi me Neymar: "Pashë që i pëlqente gjerdani im dhe thirri edhe shokun e tij për ta parë. Kështu që vendosa t'i bëj një surprizë". Në një mesazh tjetër Buzeira tha: "Pashë që i pëlqeu dhe vendosa t'ia bëj dhuratë. Është diçka që do të më mbetet përgjithmonë në kujtesën time, ka gjëra që nuk mund të blihen me para". Ky personazh, megjithatë, nuk është saktësisht qelibar, sepse ai është një nga ata që hetohen nga PF braziliane për promovimin e llotarive të paligjshme në Sao Paulo.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI