Flash

Video/ Me paterica në crociera-party: Neymar tre ditë festë mes modeleve e alkoolit

Lapsi.al 28 December 2023
Video/ Me paterica në crociera-party: Neymar tre ditë festë mes
Imazhet e Neymar në vuajtje për dhimbjet fizike teksa i nënshtrohej seancave të ashpra të fizioterapisë lanë përshtypje duke u bërë virale në internet. Një praktikë që braziliani duhet ta vazhdojë për një kohë të gjatë, pas dëmtimit të tmerrshëm në gju që pësoi më 17 tetor me fanellën e Brazilit. Ndoshta edhe për këtë arsye ishte mjaft befasuese ta shihje O’Ney të mbërrinte me paterica në një crociera-party 3-ditore kushtuar atij. Festa mbi anije ishte organizuar prej kohësh deri në detajet më të vogla dhe atë Neymar thjesht nuk mund ta humbiste. Një 3 ditësh në detet rreth Rio de Zhaneiros i quajtur "Ney Em Alto Mar", mes ahengjeve të egra dhe luksit.

NEYMAR I DËMTUAR "SHTRËNGON DHËMBËT" PËR FESTËN

Lundrimi filloi në ditën e Shën Stefanit dhe do të vazhdojë për 72 orët e ardhshme. I çalë dhe i armatosur me paterica, Neymar u shfaq në pikën e imbarkimit duke buzëqeshur. Braziliani u dhuroi të gjithëve përqafime dhe foto. Biletat ishin 6 mijë euro, luks, kazino, Spa, park ujor me rrëshqitëse 120 metra, kinema 4D, teatër dhe opsione të pasura gastronomike në 18 kate hapësirë, të gjitha të hapura 24 orë në ditë. Do të flihet pak, do të festohet shumë, dhe sulmuesi brazilian definitivisht nuk mund të mungonte. Lexo më tejVideo/ Neymar ulërin nga dhimbjet: shikoni punën e mundimshme të brazilianit gjatë rehabilitimit “Do të jenë 3 ditë e 3 netë argëtimi të shfrenuar, duke festuar gjithçka që Neymari ynë adhuron më shumë jashtë fushës!”. Ky është slogani që mund të lexohet në faqen zyrtare të eventit. E kalimi nga paterica në festime për sulmuesin e Al-Hilal ishte fare i thjeshtë. Një parantezë e shkujdesur larg atyre seancave të tmerrshme të fizioterapisë që do ta presin kur të kthehet në kontinent...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI