Flash

Inter, titull kampion e pastaj...falimentim? Skenari apokaliptik i argumentuar nga 'Il Giornale'

Lapsi.al 27 December 2023
Inter, titull kampion e pastaj...falimentim? Skenari apokaliptik i argumentuar

Muajin e kaluar gazeta autoritare amerikane The Athletic kishte hetuar situatën delikate financiare të Inter. Ata zbuluan një panoramë që s'ishte aspak qetësuese për tifozët zikaltër. Një situatë e njohur, por që shumëkush shpresonte se mund të zgjidhej falë shitjeve, fitoreve, rikapitalizimeve apo sponsorizimeve milionere.

Sot në gazetën lokale Il Giornale është publikuar një analizë e mëtejshme e arkës së klubit milanez. Skenari i paraqitur nga gazeta është edhe më i keq se ai që përshkruan amerikanët.

INTER, ARKAT 'QAJNË': AFATI I FUNDIT NË MAJ?

Klubi zikaltër i kryesuar nga Steven Zhang ka rreth 800 milionë borxhe dhe titulli i mundshëm kampion mund t'i paraprijë falimentimit. Këto janë përfundimet e nxjerra nga Il Giornale, duke analizuar situatën financiare të Inter. Gazeta milaneze shkruan: "Nga njëra anë është një Inter i pari në renditje në Serie A, që vjen nga një finale e humbur e Champions kundër Manchester City. Nga ana tjetër, një bilanc që është një humnerë e thellë, aq i pabalancuar sa të krijojë frikë për të ardhmen e një prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit në Itali. Në mes të gjithë kësaj, është shqetësuese të mësosh për kompensimin e paguar për 10 anëtarët e bordit (ku përfshihen Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta). Për vitin financiar 2022/2023 ata morën pak më pak se 1.9 milionë euro, që është e pavend krahasuar me një humbje prej 85.4 milionë euro”.

Lexo më tejThe Athletic bën llogaritë e Zhang te Inter: 329 milionë euro për tu kthyer deri në maj

Situata është shqetësuese: “Numrat që na bëjnë të frikësohemi më shumë për të ardhmen e zikaltërve janë shkruar në blogun e kontabilistit dhe auditorit Luca Marotta”, lexohet më tej në artikull. "Edhe pse kompania ka ulur kostot 11.8%, me 465.5 milionë, megjithatë i është dashur të regjistrojë një rënie të të ardhurave (-3.2%) për vlerën e 425.5 milionëve. Kjo do të thotë se çekuilibri ekonomik mbetet dhe projektohet edhe në të ardhmen. Humbjet, në fakt, i shtohen një situate shumë të rëndë të borxhit: 807 milionë, edhe pse në rënie nga 881 milionë të një viti më parë. Një frymëmarrje, jetike për vazhdimësinë e shoqërisë, kanë qenë shitjet e Brozovic (Al Nassr për 17.5 milionë) dhe Onana te Manchester United (për 50.2 milionë)”.

ÇFARË MUND TË NDODHË?

Shumë, ose ndoshta gjithçka, do të vendoset në maj të vitit të ardhshëm: "Krisjet po shumohen dhe së shpejti mund të çojnë në një pikë thyerjeje që duket e pashmangshme. Në janar 2022, në fakt, një obligacion 415 milionë u emetua me maturim në vitin 2027, me një interes të përbindshëm prej 6.75%. Kinezët e Suning, që kontrollojnë klubin përmes Grand Toëer, duhet të gjejë një mënyrë për të shlyer kredinë prej 275 milionë eurosh nga fondi kalifornian Oaktree deri në afatin e majit 2024. Fondi si garanci ka kërkuar të gjitha aksionet e klubit. Duke pasur parasysh këto shifra, pronësia kineze duhet të ndërmarrë një rritje të fuqishme të kapitalit për të ribalancuar një situatë që në afat të gjatë mund të detyrojë librat të çohen në gjykatë”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI