Flash

Arabia Saudite gati t'i rrëmbejë Italisë arbitrin më të mirë: Orsato ka mbi tryezë dy propozime të çmendura

Lapsi.al 27 December 2023
Arabia Saudite gati t'i rrëmbejë Italisë arbitrin më

Sipas Tuttosport, Daniele Orsato është në qendër të një interesimi konkret nga kampionati saudit. Arabia Saudite pasi 'plaçkiti' merkaton e lojtarëve dhe trajnerëve, po shkon edhe drejt tregut të arbitrave. Arabët i kanë hedhur sytë nga bilbili venet, i cili aktualisht mund të mburret me kurrikulën më prestigjioze mes zyrtarëve të ndeshjeve në kampionatin më të lartë italian. Orsato është, pa dyshim, ndër më të vlerësuarit në nivel evropian.

Orsato tashmë ka një precedent në Arabinë Saudite, duke qenë se në janar të këtij viti drejtoi një ndeshje të vlefshme për Saudi Pro League mes Al-Ittihad dhe Al-Hilal. Më pas ai arbitroi katër të tjera, e fundit prej të cilave më 21 shtatorin e kaluar, sërish me Al-Ittihad të Karim Benzema kundër Al-Fateh. Këtë sezon Orsato drejtoi edhe ndeshjen e turneut më të lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjet Al-Ain dhe Al-Wahda.

Lexo më tejArabia Saudite hap merkaton e arbitrave: pagesa të dyfishuara në krahasim me Europën

Arabët, për ta sjellë në kampionatin saudit, do të ishin të gatshëm t'i paguanin dyfishin e asaj që Orsato merr në Itali. Për më tepër, ai do të kishte mundësinë të zgjidhte dy rrugë: të vazhdonte të arbitronte ose të bëhet drejtues duke filluar nga viti 2024. Në të dyja rastet me një pagë më se të lakmueshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI