Flash

Video/ Milan nën presion, Ibrahimovic konsulent... nga plazhi: çfarë akrobacie në Majemi!

Lapsi.al 27 December 2023
Video/ Milan nën presion, Ibrahimovic konsulent... nga plazhi:
Pikërisht 4 vite më parë, më 27 dhjetor 2019, Zlatan Ibrahimovic njoftoi rikthimin e tij në Milano. Një herë e dytë me kuqezinjtë që do t'i hapte rrugën titullit të 19-të të kuqezinjve. Tani suedezi është një konsulent 'i thjeshtë' për klubin milanez. Gerry Cardinale e dëshiron suedezin të përfshihet me fort në zhvillimet e klubit. Sigurisht, ka një vello misteri rreth rolit të Ibrahimovic. Të premten e kaluar ish-sulmuesi ishte në Salerno me ekipin, por nuk do të jetë kështu më 30 dhjetorin e ardhshëm. Ibra do të mungojë në Milan-Sassuolo, pavarësisht periudhës delikate të përjetuar nga Calabria dhe shokët e tij. . Zlatan është në Majemi këto ditë. Ai ka dashur ta bëjë të ditur vetë destinacionin e tij, duke postuar një video që e portretizon atë në plazh. Ajo që tërheq vëmendjen është rovjeshatë perfekte e tij, pak metra nga deti, në kujtim të kohëve të arta. 42-vjeçari nga Malmoe, nuk do të jetë gjithë kohën me grupin e ekipit si shpresonin tifozët, për të kthyer një sezon që ka marrë një kthesë të keqe. Stërvitja e Milan rifilloi dje pas pushimit të shkurtër të Krishtlindjes e Ibra është në Majemi. Lexo më tejMilan, rikthimi i Ibrahimovic është zyrtar: ja roli që do të ketë suedezi në shoqëri Sidoqoftë, është e mundur që Ibra të mund të mos i thoshte jo impenjimeve të marra që para fitmës me RedBird. Megjithatë, ka kohë për ta parë sërish në Milanello. E kush e di nëse mbështetja e tij do të jetë më konstante në merkato, duke qenë se lëvizjet në funksion të dritares së dimrit tashmë kanë nisur.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI