Flash

Edinho, djali i Pelé: "Babai do ishte trishtuar të shihte Brazilin kështu"

Lapsi.al 26 December 2023
Edinho, djali i Pelé: "Babai do ishte trishtuar të shihte

"Pelé "do të ishte i trishtuar" për situatën aktuale të ekipit kombëtar brazilian, tha djali i legjendës braziliane. Edinho foli në një intervistë për AFP, disa ditë pas përvjetorit të parë të vdekjes së të atit. "Kjo krizë nuk erdhi sot për nesër. Ka probleme më të mëdha e komplekse - tha Edinho, një nga shtatë djemtë e Pelé -. Ne po përjetojmë një rënie... kemi ende lojtarë të mëdhenj, por në të kaluarën kishim më shumë lojtarë të nivelit të lartë se sot. Nuk ka dyshim, nëse babi do të kishte qenë me ne këtë vit, do të ishte shumë i trishtuar".

Kombëtarja e verdhejeshile po vuan në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Brazili aktualisht zë vendin e gjashtë në renditjen e Amerikës së Jugut, vendi i fundit i nevojshëm për tu kualifikuar. Me një trajner të përkohshëm, Selecao është edhe pa yllin e tij, Neymar, i cili është i dëmtuar. Klubi historik i Pelé, Santos po kalon gjithashtu një periudhë të vështirë pasi ra në kategorinë e dytë për herë të parë në historinë e tij 111-vjeçare. Klubi është i shkatërruar nga problemet financiare dhe përçarjet në Këshillin e Administrimit.

"Për fat të keq kjo nuk është një surprizë. Kushdo që ndiqte përditshmërinë e klubit mund ta kishte parashikuar një skenar të tillë dhe në fund ndodhi”, tha Edinho, portieri i Santos për disa sezone. Ceremonitë për përvjetorin e parë të vdekjes së Pelé, i cili u nda nga jeta në 29 Dhjetor në moshën 82 vjeçare për shkak të kancerit, pritet të jenë të profilit të ulët. Fëmijët do të ribashkohen online pasi shumë prej tyre jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Një ceremoni është planifikuar, ndërkohë, në mauzoleumin e Santos, i hapur për publikun që nga maji i kaluar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI