Flash

Ishte në funeralin e të ëmës, Mutu shkarkohet për Krishtlindje: komunikata e turpshme e Neftci

Lapsi.al 26 December 2023
Ishte në funeralin e të ëmës, Mutu shkarkohet për
Ishte një Krishtlindje e tmerrshme për Adrian Mutu. Ish-lojtari i Fiorentinës në fakt u shkarkua nga Neftci Baku teksa ishte në funeralin e nënës së tij. E pasuar kjo me një komunikatë të turpshme nga klubi azer. Një situatë që e bëri Mutu të kalonte një Krishtlindje për tu harruar. Ish-sulmuesi i Fiorentina e Parma i kaloi festat në zi, për shkak të ndarjes nga jeta të së ëmës. Tekniku i Neftci fluturoi në Rumani për funeralin e saj. Megjithatë, klubi për të cilin ai punonte, Neftci Baku në Azeirbajxhan, vendosi ta shkarkonte rumunin. Dhe e bëri këtë në momentin më të keq të mundshëm: ndërsa Mutu ishte në funeralin e nënës së tij, në ditën e Krishtlindjes.

KOMUNIKATA E KLUBIT

Neftci Baku postoi një deklaratë zyrtare në lidhje me shkarkimin e ish-lojtarit të Fiorentinës që është në kufi me të pabesueshmen. Klubi shkruan: "Sot është ndërprerë kontrata në mes të PFK "Neftchi" dhe Adrian Mutu me marrëveshje reciproke. "Neftchi" PFK falënderon Adrian Mutu për bashkëpunimin dhe punën e tij dhe i uron suksese në aktivitetet e tij të ardhshme. Njëkohësisht, klubi i shpreh ngushëllimet më të thella Adrian Mutu për vdekjen e nënës së tij. PFK “Neftchi”, që aktualisht po lufton për rezultate të larta në Premier League dhe Kupën e Azerbajxhanit, fton të gjithë tifozët e saj që të mbështesin dhe të bashkohen ngushtë rreth ekipit". Mutu do të përpiqet të ngushëllohet me një bonus të madh për prishjen e kontratës, por shija e hidhur mbetet në gojë. Mbi të gjitha për shkak të kohës dhe mënyrave se si u menaxhua kjo situatë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI