Flash

Video/ Broja ngec si titullar ndaj Wolves: Chelsea thyhet nën goditjet e Lemina e Doherty

Lapsi.al 24 December 2023
Video/ Broja ngec si titullar ndaj Wolves: Chelsea thyhet nën goditjet e

Ndeshja e javës së tetëmbëdhjetë të Premier League pa Wolverhampton të triumfojë 2-1 ndaj Chelsea. Rikthimi i sulmuesit të kombëtares Armando Broja si titullar nuk bëri punë, me Wolves që mori fitoren me golin me kokë në minutën e 51' të Lemina dhe atij në minutën e 93' nga Doherty. I kotë goli i parë i Nkunku me fanellën e Blues në minutën e 96'. Pochettino (humbja e tretë në katër javët e fundit në kampionat) arrihet në renditje me 22 pikë pikërisht nga O'Neil.

Pochettino zgjedh treshen Palmer-Jackson-Sterling në mbështetje të qendërsulmuesit Broja. Vendasit i besuan Hwang dhe Sarabia në mbështetje të Matheus Cunha. Chelsea mori frenat e ndeshjes në fillim, por vujti të krijonte mundësi konkrete për shënim për gjysmë ore, deri kur Sterling rrezikoi dy herë. Fillimisht nuk gjeti shënjestrën e duhur në një goditje dënimi dhe më pas u ndal nga José Sà. Në fund të pjesës së parë, Gallagher provoi fatin me një goditje me të djathtën nga distanca, por portieri vendas ishte vigjilent.

Lexo më tejVideo/ Broja nuk shënon as me portë bosh: Chelsea thyen Sheffield, City barazohet në shtesë nga Palace

SHTESA E ÇMENDUR

Pas rifillimit, Wolves kaluan në epërsi me golin e ish-lojtarit të Juventus, Mario Lemina. Në minutën e 51', në krosimin e Sarabia, me kokë mposhti Petrovic. Pochettino hodhi në fushë Nkunku dhe Mudryk pas një ore lojë, duke larguar 22 vjecarin Broja. Sidoqoftë, ishte Cunha ai që ishte afër dyfishimit të epërsisë në minutën e 75'. Vetëm rrjetë e jashtë për brazilianin, por në 11 minutat shtesë ndodh gjithcka. Zëvendësuesi Doherty dyfishoi epërsinë në minutën e 93', duke përfituar nga një gabim i bujshëm i Badiashile. Tre minuta më vonë erdhi edhe goli i parë i Nkunku në Premier League. Ndeshja përfundoi 2-1, me këto tre pikë që i japin Wolves bashkimin me Chelsea në renditje me 22 pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI