Flash

Tirana e ekzagjeruar në Rrogozhinë: Egnatia dërrmohet 0-5 në javën e fundit të vitit

Lapsi.al 24 December 2023
Tirana e ekzagjeruar në Rrogozhinë: Egnatia dërrmohet 0-5 në

Superkupa e humbur me Partizanin duket se ka lënë pasoja te Egnatia, që ka bërë mbylljen më të keqe të mundshme, një viti deri tani i jashtëzakonshëm. Rrogozhinasit turpërohen në shtëpi 0-5 përballë Tiranës, që mbron vendin e tretë nga presingu i Vllaznisë. Në avantazh me golin e Haxhiut, Tirana shpërtheu në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Vendimtar megjithatë ishte kartoni i dytë i verdhë i Aleksit, që la Egnatian me 10 lojtarë. Latifi pastaj shënoii dygolëshin personal, Haxhiu e pasoi në nivel individual me golin e dytë dhe Abazaj iu bashkua festës në fund.

Turpërohet keq Egnatia në Rrogozhinë me rezultatin e thellë 0-5, e rëndë për një skuadër që kryeson kampionatin dhe vinte nga një seri prej 10 ndeshjesh pa humbje. Në javën e 18 të Superiores, e fundit e vitit 2023 dhe fazës së dytë të kampionatit, Tirana demostroi forcën. duke u afruar në -11 nga kreu. Ahmataj sidoqoftë mbrojti vendin e tretë dhe i bëri nder Partizanit, që mund ta mbyllë vitin, pas trofeut, edhe -1 nga kreu.

HAXHIU PROTAGONIST

Sfida nisi mjaft mirë për të dyja skuadrat, agresive në kërkim të rezultatit. Bardheblutë arritën të gjenin golin në pjesën e parë me Rimal Haxhiun, në minutën e 25. Një asist i Deliut nuk u gabua nga anësori, që po tregon nivel të lartë në mundësitë që i jepen. Egnatia mundohet të reagojë, por është nervoze për të menduar kthjellët. Tirana, në anën tjetër, e ka lojën përpara dhe tenton ta mbyllë me Deliun e Haxhiun, që shënoi edhe golin e dytë, të anuluar për pozicion jashtë loje.

ALEKSI LA NË BALTË EGNATIAN

Tetova u mundua të shkundë të tijtë, por ndeshja mund të thuhet se u vendos në minutën e 67'. Aleksi, tepër i karikuar kundër ish-skuadrës së tij, mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë fushën përpara kohe. me 10 lojtarë pastaj, Egnatia nuk ekzistoi më. Tirana pati nevojë vetëm për 60 sekonda në superioritet për të dyfishuar rezultatin. Latifi, në pasimin e Lushkjas nuk gaboi, duke bërë 0-2. Në minutën e 78', Haxhiu bëri tris, me golin e dytë personal në ndeshjes, ndërsa Abazaj shënoi emrin në listën e shënuesve në minutën e 82'. Dygolësh edhe për Latifin në minutën e 87', duke i shkaktuar Egnatias humbjen më të rëndë që kur është ngjitur në Superiore.

Lexo më tejErzeni, ndeshja e fundit e Abilaliajt: Shehi trajneri i ri i Partizanit, prezantimi javën e ardhshme

Tirana rimerr vendin e tretë, në fund të 2023 me një fitore që është shumë premtuese për gjysmën e dytë të sezonit. 26 pikë për bardheblutë, gjithësesi 11 pikë larg Egnatias, që mban titullin e kampionit të dimrit me 37 pikë, të njollosur me një disfatë totale.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI