Flash

Video e Krishtlindjes e Atletico Madrid është tepër emocionuese: në lojë futet edhe Real Madrid

Lapsi.al 24 December 2023
Video e Krishtlindjes e Atletico Madrid është tepër emocionuese:

Videoja e Krishtlindjes e realizuar nga Atletico Madrid është duke bërë xhiron e botës, jo vetëm për atmosferën e festës, por edhe mesazhin që përmban. Idea e klubit Colchoneros është vërtetë një perlë e vogël. E pamundur të mos emocionohesh.

VIDEO E ATLETICO MADRID

Çdo vit Colchoneros publikojnë një video urimi e Krishtlindjes në rrjetet sociale, por këtë herë ata kanë tejkaluar veten. Në videon e publikuar nga Atletico Madrid, protagonist është një shofer taksie që ndalon për të ndihmuar një të moshuar që po ecën i humbur në rrugë nga të ftohtit. Burrit nuk i kujtohet më se ku jeton dhe taksisti, duke parë adresën nga dokumentet e tij, vendos ta çojë në shtëpi. Gjatë udhëtimit i moshuari shfaqet i çorientuar dhe kur taksisti i bën pyetje ai nuk përgjigjet.

Lexo më tej: Tifozë e Atletico Madrid të tërbuar me Joao Felix, i shkatërrojnë pllakatën para stadiumit: “Ik te Barça”

Derisa taktisti thotë fjalën magjike "e patë ndeshjen të dielën?" dhe i moshuari ndizet dhe fillon të flasë për Real Madrid dhe idhullin e tij Di Stefano. Taksisti buzëqesh dhe i shkon pas fijes të moshuarit, duke kuptuar se ai nuk është në dijeni të kohës në të cilën jeton. Videoja përfundon me të moshuarin që rikthyer te familja e tij dhe taksisti vazhdon udhëtimin e tij duke shfaqur në pasqyrë stemën e Atletico Madrid. E pamundur të mos emocionohesh.

https://youtu.be/KDGESBPKImw

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI