Flash

Video/ "Copë mu*i", Gasperini shpërthen në fyerje në Bolonja: ja me kë e kishte tekniku i Atalantës

Lapsi.al 24 December 2023
Video/ "Copë mu*i", Gasperini shpërthen në fyerje

Atalanta humbi 1-0 përplasjen për zonën Champions League kundër Bolonjës, falë golit të Ferguson në fund. Një ndalesë që largon bergamaskët nga vendi i katërt. E Gasperini ka dhënjë një shfaqje të vërtetë në anë të fushës kur kërceu përpjetë për një faull që nuk u fishkëllye.

ÇFARË THA GASPERINI

“Ti copë mu*i”, ishte fraza fyese e përdorur nga tekniku Gasperini kur arbitri Rapuano nuk fishkëlleu për një faull në sulm, duke lënë lojën të vazhdonte. Një fyerje që gjithsesi arbitri nuk e kuptoi, duke qenë se tekniku i Atalantës ishte i kthyer me shpinë nga ai.

Lexo më tej: Video/ Gasperini i tërbuar, nxjerr jashtë gazetarin nga konferenca për shtyp

ME KË E KISHTE TEKNIKU?

Tekniku ishte shumë nervoz gjatë ndeshjes dhe madje mori një karton të verdhë. Trajneri i Atalanta donte të largohej me pikë nga Dall'Ara dhe humbja ia komplikoi planet. Po me kë u zemërua Gasperini kur e artikuloi atë fyerje? Pamjet nuk janë shumë të qarta pasi në momentin e thirrjes ai ishte kthyer nga pankina ku ndodhej edhe arbitri i katërt. Fakti është se i dyshuari kryesor duhet të jetë arbitri Rapuano, pikërisht për mos fishkëllimën e atij faulli. Tekniku zikaltër, për fatin e tij, nuk u sinjalizua nga arbitri i katërt dhe iu shmang përjashtimit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI