Flash

Video/ Bisseck-Barella bëjnë të mos ndihet mungesa e Lautaro: rrëzohet Lecce, Inter kthehet +4 nga Juventus

Lapsi.al 23 December 2023
Video/ Bisseck-Barella bëjnë të mos ndihet mungesa e Lautaro:
Në javën e 17 të Serie A, Inter mundi Lecce 2-0 dhe e kthen Juventus në -4 në renditje. Një shkëputje kolosale nga Milan i vendit të tretë, tashmë poshtë -11. Pa Lautaro Martinez, zikaltërit duhet të falënderojnë Bisseck dhe Barella. Mbrojtësi gjerman shënoi golin e parë në Serie A me zverk (43'), pasi goditi traversën pak më parë. Mesfushori i kombëtares italiane mbylli ndeshjen, pas një pasimi të shkëlqyer me takë nga Arnautovic, duke mos gabuar ballë për ballë me Falcone. Portieri ishte lojtari më i miri i salentinëve me një seri pritjesh të jashtëzakonshme. Është një Inter robust, i pamëshirshëm dhe i uritur, edhe pa golashënuesin Lautaro dhe liderin Dimarco. Lecce nuk është se bëri figurë të keqe në San Siro, por u asfaltua 2-0 nga skuadra e Simone Inzaghi, që u rikthye +4 nga Juve. Titulli kampion dimri është gjithnjë e më afër për zikaltrit. Golat e Bisseck dhe Barella vendosën ndeshjen. Në fund të pjesës së parë mbrojtësi gjerman zhbllokoi ndeshjen me një goditje me zverk, në zhvillimet e një goditje dënimi. Në pjesën e dytë mesfushori italian u kujdes për të siguruar rezultatin, i frymëzuar nga një asist brilant me takë i Arnautovic. Për Lecce duhet theksuar një penallti që u akordua fillimisht dhe më pas u anulua nga arbitri Marcenaro me sugjerimin e VAR. Në fund edhe përjashtimi i Banda, me rezultatin që tashmë ishte vendosur.

Serie A Italy

Frosinone 1-2 Juventus Bologna 1-0 Atalanta Torino 1-1 Udinese Inter 2-0 Lecce Verona 2-0 Cagliari

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI