Flash

‘Pocho’ Lavezzi shfaqet foto nga divani i shtëpisë. Numri 2 i Inter, Zanetti: "Ta ndihmojmë"

Lapsi.al 23 December 2023
‘Pocho’ Lavezzi shfaqet foto nga divani i shtëpisë. Numri

Lavezzi duke pushuar në divanin e shtëpisë, mbështetur në jastëk. Ky është imazhi i shpërndarë në rrjetet sociale nga vëllai i Pocho. Tani është e qartë se argjentinasi nuk ndodhet në një qendër rehabilitimi për të detoksikuar. Ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG ka refuzuar shtrimin në spital në bregdetin e Rio de la Plata, në Boulogne sur Mer, pranë Buenos Aires, pavarësisht diktatit të mjekëve për të kapërcyer varësinë nga droga. “Të gjithë atyre që ishin të shqetësuar për shëndetin e vëllait tim, dua t'ju falënderoj dhe t'ju them se Pocho është mirë - shkruante Diego Lavezzi në Instagtam - Ai po shërohet nga një aksident në shtëpi”. Por misteri për gjendjen e tij mbetet.

Lexo më tej: Lavezzi shtrohet në spital ndoshta pas një rrahje në familje: versioni tjetër, ra nga shkallët

Më parë djali i Ezequiel Lavezzi, Tomas, kishte menduar t'i qetësonte të gjithë: "Për të gjithë ata që janë të shqetësuar, babai im është mirë. Mos shpikni versione se pas gjithë kësaj situate është një familje". Në ndihmë të ish-sulmuesit ka shpejtuar të vijë Javier Zanetti. Zv/presidenti i Inter ka bërë një apel në mikrofonët e El Trece: “Duhet ta ndihmojmë, e jo ta lëmë vetëm. Të gjithë ata që po kalojnë momente të këtij dimensioni, sigurisht që kërkojnë ndihmë. Duhet t’u japim një dorë”, tha numri 2 i zikaltërve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI