Flash

FOTO/ Fluminense humbi ndeshjen, Felipe Melo mendjen: sherr i egër me Walker të City

Lapsi.al 23 December 2023
FOTO/ Fluminense humbi ndeshjen, Felipe Melo mendjen: sherr i egër me

Edhe në moshën 40-vjeçare Felipe Melo duket se nuk ka ndryshuar aspak. Ish-mesfushori i Fiorentinës, Juventus dhe Inter humbi mendjen pas fishkëllimës së fundit të Manchester City-Fluminense. Finalja e Botërorit të klubeve përfundoi me triumfin 4-0 të anglezëve, por fundi ishte për tu harruar. Braziliani nisi një sherr të egër me lojtarët e Pep Guardiolës. Objektivi i tij ishte fillimisht Jack Grealish, më pas ai u kap me Kyler Walker, me të cilin u konfrontua fizikisht. Fatmirësisht të dy u ndanë nga të tjerët e më pas situata u zgjidh.

Sipas rikonstruksionit të TV Globo, braziliani shpërtheu pasi asistoi përplasje verbale mes Graelish dhe shokut të tij të skuadrës Martinelli. Të dy ishin përplasur në minutat e fundit të ndeshjes pas një faulli të rëndë të brazilianit ndaj playmakerit anglez.

Lexo më tejVideo/ Fluminense shkatërrohet në finale, City në majën e botës: titulli i pestë për Guardiolën në 2023-in

Para ndeshjes, akti i fundit i Kupës së Botës për Klube 2023, vetë Felipe Melo u filmua nga kamerat teksa u jepte një fjalim motivues bashkëlojtarëve, i cili ishte mjaft i ashpër ndaj lojtarëve të City: “Ata erdhën në fushë duke qeshur dhe duke përtypur çamçakëz si të kishin fituar tashmë... Duhet të jeni të tërbuar me ta”, ishin fjalët e tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI