Flash

"Arbitri i VAR më kërkoi falje, çmenduri". Martini është një stuhi pas golit të anuluar të Filit

Lapsi.al 22 December 2023
"Arbitri i VAR më kërkoi falje, çmenduri". Martini

“Ne nuk e humbëm ndeshjen. Mendova që ishte pozicion jashtë loje, por takova gjyqtarin e VAR-it dhe më tha “më fal”. Të më thotë më fal gjyqtari kur ka 5 telekamera para televizorit, kjo është çmenduri. Kjo e fundit është e pafalshme". Edi Martini nuk gjen paqe pas 2-2 të anuluar Filit në minutat shtesë, në sfidën e humbur me Dinamon. Tekniku shkodran nuk merret me aspektet e lojës, i indinjuar për pikën e hequr nga VAR: "Dinamo erdhi dy herë me raste spontane e shënoi dy gola. Ne ushtruam presion më tepër në pjesën e dytë, patëm raste, por na mungon lojtari i golit. Por ky gol i anuluar, të kërkojë gjyqtari falje në këtë krizë pikësh, është e pafalshme. Shiheni si të doni, është jashtë çdo logjike".

Tekniku i Teutës insistoi më shumë me arbitrin e VAR se me asistentin e fushës: "Unë e kuptoj një faj njerëzor, por kur është në TV dhe mund ta shohësh 2, 5, 7 minuta… Nuk e kam me anësorin, ai mund të gabojë, por VAR-i është e pafalshme. Nuk më shqetëson që gabon anësori apo kryesori, por VAR-i është e pafalshme - tha Martini, që në fund premtoi -. Jam i bindur që do të ketë një 2024 shumë herë më të mirë se sa është tani dhe do më kujtoni me fjalët e fillimit të kampionatit që pretendojmë për vendin e katërt” e mbylli Martini.

MEHMETI: "ISHTE SHUMË E RËNDËSISHME"

“Ishte shumë e rëndësishme se dy skuadrat vinin nga rezultate jo pozitive. Tensioni i ndeshjes ndjehej te lojtarët që bënin gabime të thjeshta. Më vjen keq për mënyrën se si pësojmë golat dhe nuk jemi në ekuilibër pasi jemi në avantazh". Dritan Mehmeti i gëzohet pikëve por jo lojës. Dinamo u kthye te fitorja, duke mundur 1-2 Teutën, por goli në fund mund të kishte shkatërruar gjithçka: "Megjithatë, e rëndësishme është të marrim pikët. Do të analizojmë dhe marrim masat çfarë mund të korrigjojmë për pjesën e janarit se nis shumë shpejt kampionati përsëri".

Lexo më tejVideo/ Anulohet në shtesë goli i Filit, plasin polemikat: buzëqesh Dinamo, dygolëshi i Vilës “mbyt” ish-skuadrën

Tekniku i Dinamos sidoqoftë është i përqendruar tani te merkato, që mund ta lejojë të jetë më i qetë për të kërkuara një vend në Final Four: "Duhet të jemi më të kujdesshëm për të mbyllur ndeshjen, se mund të shkonim në disa momente në 3-1. Skuadra është në formatim dhe shpresojmë që të marrim edhe 2-3 elementë që do t’i bëjnë shumë mirë për të rritur konkurrencën dhe përballuar këtë kampionat shumë të vështirë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI