Flash

I kërkojnë autograf yllit të City Haaland, por janë fëmijë të lojtarëve të Fluminense e përfundon keq

Lapsi.al 22 December 2023
I kërkojnë autograf yllit të City Haaland, por janë
Sonte në King Abdullah Sport City në Jeddah të Arabisë Saudite do të luhet finalja e Kupës së Botës për Klube. Protagonistë janë Manchester City (fitues i Champions të fundit) dhe Fluminense (fitues i Kupës së fundit të Libertadores). Rivaliteti sigurisht është i madh dhe një episod vetëm sa e konfirmon. Në një qendër tregtare në Jeddah, Erling Haaland u ndalua për një autograf nga fëmijët e disa lojtarëve të klubit brazilian. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.

HAALAND NUK I FIRMOSI AUTOGRAFET, PLASËN KRITIKAT

“Erling, Erling, a mund të na japësh një autograf?”, por sulmuesi i Manchester City vazhdoi shëtitjen e tij nëpër qendrën tregtare pa i hedhur as sytë fëmijëve. Historia është treguar nga e dashura e mesfushorit Ganso dhe nga partnerja e mbrojtësit Samuel Xavier. “Ishte e tmerrshme. Henrico është vërtetë i zhgënjyer. Ishte tifoz i tij, por tani nuk do as t'i dëgjojë emrin”, ka shkruar gruaja e Ganso në rrjetet sociale. Lexo më tej: Video/ "Ik q*u": Haaland tërbohet me arbitrin, por tani rrezikon skualifikimin Lajm i konfirmuar edhe nga partnerja e Xavier: "Nuk arrij akoma ta besoj se Haaland nuk i përshëndeti fëmijët. Ata janë super tifozët e tij dhe as nuk i vështroi”. Qendërsulmuesi norvegjez ndoshta nuk ishte në humor duke pasur parasysh dëmtimin që do ta mbajë jashtë fushës në finalen e Kupës së Botës për Klube. Por nëse lajmi do të konfirmohej, do të ishte sërish një sjellje e turpshme. haaland

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI