Flash

“Juventus më do vërtetë”: nga Manchester vijnë dilemat e Kalvin Phillips

Lapsi.al 22 December 2023
“Juventus më do vërtetë”: nga Manchester vijnë
Juventus po shikon listën e emrave të disponueshëm për përforcimin që do të arrijë në janar në mesfushë. Bardhezinjtë kanë Pogba dhe Fagioli të pezulluar, kështu që e kanë emergjente ndërhyrjen. Nga shumë profile të lidhura me torinezët (ndër të tjerë edhe Hojbjerg dhe Koopemeiners), më i përfoluri është sigurisht ai i Kalvin Phillips. Megjithatë, dyshimet për sigurinë e përqendrimit të tij në projektin e Max Allegri, kthehen nga Anglia. Sipas Daily Telegraph, në fakt, formula e propozuar nga Juve te Manchester City ka shkaktuar disa dyshime të kuptueshme në kokën e mesfushorit anglez. Huazimi me të drejtë blerje dhe një pjesë të pagës së paguar nga Citizens do të ishte padyshim një marrëveshje super për Giuntoli. Problemi është se nuk ngjan me dëshirën për të investuar te lojtari, të paktën jo menjëherë. Lexo më tejGuardiola i jep duart Kalvin Phillips: "Shes këdo dëshiron të largohet" E duke qenë se Phillips dëshiron të largohet pikërisht për të luajtur më shumë, shumë më tepër, në mënyrë që të mos humbasë terren në hierarkinë e trajnerit Southgate drejt Euro 2024, është normale që ai së pari dëshiron të ketë garanci. Përndryshe, ai është i gatshëm të vlerësojë seriozisht propozimin e Neëcastle, edhe pse City logjikisht do të preferonte ta shiste lojtarin te një rival i huaj. Guardiola do të hapej ndaj Magpies vetëm në rast të një transferimi definitiv për të rikuperuar - të paktën pjesërisht - 50 milionë eurot e paguara vitin e kaluar për ta blerë atë nga Leeds.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI