Flash

Superiore, luhet java e fundit e vitit: Egnatia kampione dimri, Tirana rrezikon të dalë jashtë Final Four

Lapsi.al 22 December 2023
Superiore, luhet java e fundit e vitit: Egnatia kampione dimri, Tirana rrezikon

Kampionati i Superiores bëhet gati të mbyllë vitin 2023, me javën e 18, përpara se të gjithë të përqendrohen në merkato. Do të luhet e shpërndarë në tre ditë, një javë me shumë sfida delikate. Të premten në orën 17:00 do të zhvillohen dy sfidat e parë të javës së 18-të. Të shtunën do të luhet derbi i veriut, në orën 13:30 dhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave do të luhen të dielën më datë 24 dhjetor. Egnatia rrezikon të arrihet nga Partizani, e impenjuar me Tiranën, që ndërkohë mund ta mbyllë vitin jashtë Final Four.

SOT, DY SFIDAT E PARA

Në “Loro Boriçi” Vllaznia do të presë Skënderbeun. Pas dy fitoreve radhazi, Vllaznia do të kërkojë të bëjë tris përballë bardhekuqve, që kanë prioritet ta mbajnë kundërshtarin prapa. Osmani e ka të qartë se është mundësia ideale për tu futur në Final Four pikërisht në javën e fundit, me një parakalim që ndoshta mund ta lejojë të kapërcejë më shumë se një pozicion. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do përballet me Dinamo City. Katër barazime radhazi të Teutës nuk mjaftojnë dhe Martini e di mirë se duhet të fitojë për të ndryshuar vendin e fundit të renditjes. Dinamo në anën tjetër ka pësuar dy humbje radhazi dhe një ndalesë e tillë nuk duhej në këndvështrimin e objektivit të shpresuar prej Mehmetit.

TË SHTUNËN DERBI I VERIUT

Një ndeshje të shtunën dhe do të luhet në orën 13.30. Laçi, pas goditjes në Korçë, shpreson të vazhdojë në këtë linjë, kur përballë të ketë Kukësin. Josa dëshiron të shkëputet më shumë se dy pikët e avantazhit që ka ndaj Nicës, që objektivin e ka krejtësisht të kundërt.

Lexo më tej: Video/ VAR i heq penalltinë, pastaj golin Skënderbeut: Mjaki i jep fitoren Laçit pas një faze të tërë

KRYESUESIT NË FUSHË TË DIELËN

Dy kryesuesit, që ishin të impenjuar në Superkupë, do të zbresin në fushë të dielën. Egnatia e tronditur nga humbja e trofeut rrezikon edhe në kampionat, sepse përballë do të jetë Tirana. Titulli simbolik kampion dimri nuk preket, por Egnatia mund ta gjejë Partizanin një pikë larg në rast të një humbje e të kombinuar me suksesin e të kuqve. Tirana, -14 që tani, mund ta mbyllë vitin jashtë katërshes së parë, gjë që Ahmataj tenton ta shmangë me cdo kusht. Të kuqtë, plot moral, presin Erzenin, edhe pse nuk do të jetë fare një ndeshje aq e lehtë sa tregon renditja. Java e 18-të e Superiores do të mbyllet pikërisht me sfidën mes Partizanit e Erzenit, që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI