Flash

Si do të jetë Super League: 64 skuadra e tre liga me promocione e rënie dhe transmetim falas

Lapsi.al 21 December 2023
Si do të jetë Super League: 64 skuadra e tre liga me promocione e

A22 Sports, pas vendimit favorizues të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, rinis projektin e Super League. Një version i përshtatur pas protestave të tifozëve dhe largimit të 10 nga 12 klubeve themeluese në 2021: “Një sistem i hapur me promocion dhe rënie dhe dy faza: kampionati dhe faza finale. Nuk do të ketë anëtarë të përhershëm” thuhet në videon e publikuar në faqen zyrtare. "Propozimi ynë bazohet në meritat sportive dhe siguron këmbimin mes ligave të ndryshme. Ndeshjet do të luhen në mesjavë dhe Superliga do të integrohet në mënyrë perfekte me kampionatet kombëtare. Ndeshjet mund të shihen falas në transmetim".

SUPER LEAGUE E RE, FORMATI

Super League për meshkuj do të ketë 64 skuadra, të ndara në tri liga: Star, Gold dhe Blue. Në ligën e parë dhe të dytë, Star dhe Gold, do të jenë 16 klube të ndara në dy grupe me nga tetë. Në të fundit, Blue, do të jenë katër grupe me tetë skuadra me gjithsej 32 klube. Nuk do të ketë rritje të ditëve kalendarike në krahasim me ato të parashikuara në garat aktuale. Në vitin e parë të kompeticionit, klubet do të përzgjidhen në bazë të një indeksi me kritere transparente, të bazuara në performancë. Flitet, gjithashtu, për një Fair Play të mundshëm financiar: "Do të futen rregulla efektive të qëndrueshmërisë financiare dhe procese transparente aplikimi, për të siguruar gjendje të barabartë mes klubeve pjesëmarrëse".

RREGULLORJA

Pjesa e parë e Super League do të zhvillohet nga shtatori deri në prill, me ndeshje brenda dhe jashtë mes skuadrave të së njëjtës ligë. Pra 14 ndeshje për çdo ekip. Më pas do të jenë fazat finale të tre ligave, të cilat do të zhvillohen veçmas duke filluar nga çerekfinalet. Kualifikohen katër më të mirat e të dy grupeve të ligës Star (për fazën finale të ligës Star) dhe katër më të mirat e të gjitha grupeve të ligës Gold (për fazën finale të ligës Gold). Në fund kualifikohen dy më të mirat nga secili grup i ligës Blue (për fazën finale të ligës Blue). Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të luhen me formatin vajtje-ardhje, ndërsa finalja me një ndeshje në fushë neutrale. Kështu do të shpallen tre kampionë: kampionët e ligës Star, Gold dhe Blue.

PROMOCIONE E RËNIE

Dy të fundit e ligës Star do të zbresin në ligën Gold dhe padyshim që dy të parat e ligës Gold do të promovohen në ligën Star. E njëjta gjë vlen edhe për Gold dhe Blue. Dy të fundit zbresin dhe vendin e tyre e zënë dy të parat e ligës së fundit. Çdo vit, 20 nga 32 skuadrat e ligës Blue do të largohen nga Super League dhe do të zëvendësohen nga njëzet skuadra, të zgjedhura në bazë të rezultateve të marra në kampionatet kombëtare.

ARKËTIMET

“Për të siguruar stabilitet në fazën fillestare të garave, të ardhurat gjatë tre viteve të para të kompeticionit të ri do të garantohen për një shumë më të lartë se sa pritet aktualisht në ciklin e ardhshëm. Pagesat e solidaritetit do të jenë të barabarta me 8% të të ardhurave të Ligës, me një shumë minimale prej 400 milionë eurosh, më shumë se dyfishi i shumës së shpërndarë nga kompeticioni aktual pan-evropian”, thuhet në njoftimin për shtyp të A22 Sports.

Lexo më tejSuper League ‘pasuron’ Real e Barcelona: dezertorët rrezikojnë 300 milionë gjobë

TË DREJTAT TV

“Pas vendimit historik të sotëm, A22 Sports Management ka njoftuar një propozim të ri për garat e Super League Europiane për meshkuj dhe femra (“ESL”). Propozimi përfshin gjithashtu plane inovative për të lançuar platformën kryesore në botë të transmetimit të sporteve direkt-to-fans, ku miliarda tifozë do të jenë në gjendje t'i shikojnë të gjitha ndeshjet e Super League drejtpërdrejt falas”, thuhet në një shënim nga A22 Sports. Të ardhurat e platformës streaming do të vijnë nga "reklamimi, abonimet premium, partneritetet e shpërndarjes, shërbimet interaktive dhe sponsorët".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI