Flash

Video/ Gafa skandaloze e Sherrit e 'panenka' e dështuar e Fernando dorëzojnë Superkupën te Partizani

Lapsi.al 20 December 2023
Video/ Gafa skandaloze e Sherrit e 'panenka' e dështuar e

Trofeu i tretë i Superkupës për Partizanin, që mposhti 1-0 Egnatian në Arena Kombëtare. Kampionët e Shqipërisë imponohen në rezultat, por jo në lojë, kundër fituesve të Kupës. Vendosi një gol i Rrapaj, pas një gabimi katastrofik të portierit Alen Sherri. Për Topin e Artë shqiptar ishte një lojë fëmijësh të shënonte pas pasimit të marrë nga portieri kundërshtar. Episodi që mund të ndryshonte ndeshjen ishte penalltia që, Fernando, lojtari më i mirë i rrogozhinasve, e gaboi në mënyrën më flagrante të mundshme.

GAFA SKANDALOZE

Paulauskas në minutën e 9' solli rrezikun e parë në portën e Qirkos, edhe pse Abilaliaj nuk kishte hequr dorë nga tridhëmbëshi ofensiv. Cara u mundua të merrte më shumë përsipër, Bintsouka vuante të imponohej në zonë, por Partizani dukej më në kontroll të lojës. Egnatia me Zejnullahin dhe Spahiun ndërtonte aksione në shpejtësi, në atë që ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe që u zgjidh nga një epidod. Në minutën e 37' Sherri gaboi plotësisht pasimin duke e dorëzuar topin te Rrapaj, që me portën e boshatisur shënoi golin e avantazhit. Në shtesën e pjesës së parë erdhi dhe rasti më i mirë për Egnatian, por goditja me kokë e Xhemajlit u ndal në vijë nga Qirko, fantastik në këtë rast.

[video width="1280" height="714" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/12/goli.mp4"][/video]

Lexo më tej: Largim me SMS dhe prapaskena e motivit: Da Silva rebeli i padëshiruar nga Abilaliaj

PANENKA E DËSHTUAR

Egnatia e nis me një marsh më shumë, duke qenë e detyruar të ndryshonte rezultatin. Tetova shtyn të tijtë përpara, Spahiu është i inspiruar por Fangaj në të 56' nuk e ndoqi aksionin premtues. Abilaliaj ndryshon, duke hedhur në fushë Murataj e Keko për Taipin e Rrapaj, por presioni i Egantias është asfiksues. E në minutën e 70' një kontakt mes Hadrojit e Spahiut kishte nevojë për ndërhyrjen e VAR që Jorgji ta jepte penallti. Fernando guxoi me panenka, por konkluzioni ishte skandaloz me topin që iu dorëzua në duar Qirkos. Egnatia provon në sforcon e fundit, duke rrezikuan me Paulauskas dhe Lemine, të ndalur nga Qirko. Rasti i vetëm i Partizanit në pjesën e dytë ishte goditja e Mensah, por në fund të kuqtë iu gëzuan trofeut. I pari për Arbër Abilaliaj në rolin e drejtorit sportiv dhe si trajner, i treti për Partizanin.

[video width="1280" height="714" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/12/penalltia.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI