Flash

"Allegri nervoz sepse e di që do të ikë”. Pistocchi zbulon cilin ka zgjedhur Giuntoli për pankinën

Lapsi.al 20 December 2023
"Allegri nervoz sepse e di që do të ikë”. Pistocchi
Juventus po udhëton fort në kampionat dhe, për momentin, duket se është e vetmja skuadër që mund ta pengojë disi Inter të fitojë lehtësisht kampionatin. Megjithatë, pas barazimit në shtëpi ndaj Genoa dhe fitores pasuese të zikaltërve në transfertë kundër Lazio, avantazhi i skuadrës së teknikut Inzaghi ndaj rivalëve të tyre është 4 pikë. Bardhezinjtë e teknikut Allegri, sidoqoftë, kanë avantazhin aspak për tu nënvlerësuar se nuk luajnë në kupat europiane. Megjithatë, trajneri i Juventus Allegri ka deklaruar gjithmonë se objektivi i klubit nuk është titulli, por “vetëm” vendosja në zonën Champions. Deklarata, të përsëritura disa herë, të cilat për disa nuk janë plotësisht të sinqerta. Gazetari Maurizio Pistocchi ka një ide shumë të qartë në këtë kuptim...

PISTOCCHI PËR TË ARDHMEN E MAX ALLEGRI

Në një postim në Twitter, gazetari shpjegoi në thelb arsyet e deklaratave të teknikut bardhezi: "Nëse ajo që Allegri ka pretenduar gjithmonë do të ishte e vërtetë - objektivi është kualifikimi në Champions League - nervozizmi i tij do të ishte i pashpjegueshëm. Juventus është i dyti dhe me +10 pikë nga i katërti ( Napoli), zona Champions është tashmë në xhepin e tij. Ndoshta ai e di që nuk do të jetë më trajner i Juventus dhe po vë bast gjithçka te titulli, për të dalë fitimtar?”. Lexo më tejJuventus, tërbimi i Max Allegri në dhomat e zhveshjes në Marassi: dënohet nga Gjykatësi Sportiv Më pas Pistocchi zbuloi lëvizjet e drejtorit Giuntoli për trajneri që do të pasojë livornezin në pankinën e Juventus: “Më thonë se De Zerbi dhe Palladino kanë refuzuar propozimet e Giuntoli. E se drejtori sportiv i bardhezinjve synon me vendosmëri te Thiago Motta”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI