Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Sommer portieri më i mirë i vitit për Bild. "Porta të paprekura? Ka shumë më tepër"

Lapsi.al 20 December 2023
Sommer portieri më i mirë i vitit për Bild. "Porta të

Pas një fillimi ëndrrash i sezonit me fanellën e Inter (në krye për më pak gola të pësuar dhe mbajtjen e portës së paprekur në 5 kampionatet), Yann Sommer mori vlerësimin nga Sport Bild. Revista gjermane e zgjodhi atë portierin e vitit për impaktin e tij te Inter dhe kontributin në titullin e Bayern Munich në sezonin 2022/23: "Do të bëja çdo ndryshim në të njëjtën mënyrë - tha portieri duke ripërshkuar vitin e tij të fundit -. Ato me Bayern Munich ishin gjashtë muaj të mirë për mua, me fitoren finalen të kampionatit. Borussia Moenchengladbach më mirëpriti kur isha i ri dhe më dha një shans të madh. Por në një moment ndjeva se doja të ndryshoja diçka dhe ia thashë hapur klubit. Periudha në Bavari ishte pozitive. Kam mësuar shumë dhe nuk dua ta harroj. Pastaj kemi pasur një periudhë të vështirë, është e vërtetë. Ka pasur disa ndryshime brenda klubit. E ka pasur kritika për ekipin dhe gjithashtu për mua".

Më pas erdhi Inter, ku brenda pak muajsh ai fshiu kujtimin e Onana dhe theu rekordin e portës së pastër: “Gjithmonë është konsideruar si një rekord për portierët, por padyshim që ka shumë më tepër. Ne e mbrojmë portën tonë me shumë pasion. Mbrojtja luan një rol të rëndësishëm në stërvitje dhe analizë. Vetë trajneri Simone Inzaghi i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes".

Lexo më tej: Reagimi i Sommer në golin e Dimarco: duart në kokë, thonë atë që të gjithë menduan

Në lidhje me formën e tij: "Unë i vjetër? Është e rëndësishme se si e trajton trupin dhe si ndihesh. E si portier zakonisht mund të luash më gjatë se një lojtar tjetër".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI