Flash

Algoritmi dëshpëron skuadrat italiane: vetëm 3 do të kualifikohen mes Champions e Europa League

Lapsi.al 19 December 2023
Algoritmi dëshpëron skuadrat italiane: vetëm 3 do të
Me përfundimin e fazës së grupeve, dje ishte dita e shortit për kompeticionet europiane. Goglat sollën më shumë ankth sesa buzëqeshje për italianët. Sa i përket Champions, Inter do të përballet me Atletico Madrid, Napoli është shortuar me Barcelonën, ndërsa Lazio përballet me misionin e pamundur Bayern Munich. Diçka më mirë, në punë fati, ka shkuar në Europa League. Roma dhe Milan do të përballen përkatësisht me Feyenoord dhe Rennes në play-off. Por sa shanse kanë klubet italiane për të kaluar? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje është kujdesur algoritmi Euro Club Index. Rezultati nuk është premtues: vetëm 3 nga 5 skuadrat janë të destinuara të vazhdojnë rrugëtimin e tyre europian. PARASHIKIMET E ALGORITMIT Nisur nga kompeticioni kryesor, Champions League, përllogaritjet e këtij algoritmi kanë vërtetuar se vetëm një skuadër italiane mund të kualifikohet në çerekfinale. E ky është Inter i teknikut Simone Inzaghi. Sipas Indeksit të Euro Club, zikaltrit kanë 55% shanse për të fituar ndaj Atletico Madrid, në një ndeshje të dyfishtë që, për këtë arsye, premton të jetë shumë e ekuilibruar. Nga ana tjetër, nis i pafavorizuar Napoli, që sipas algoritmit ka 39% shanse për të fituar ndaj Barcelonës. Duket e dënuar Lazio, shanset e të cilit për të kapërcyer Bayern janë vetëm 13 nga 100. Megjithatë, situata është e ndryshme për sa i përket Europa League. Roma dhe Milan, në fakt, kanë shanse të shkëlqyera për të vazhduar rrugën e tyre evropiane. Skuadra e Jose Mourinho ka një shans 60% ndaj rivalëve tashmë të njohur Feyenoord. Përqindja që kuqezinjtë të mundin Rennes është edhe më e lartë dhe qëndron në 76%. Kështu, algoritmi ka folur. Por parashikimet, siç dihet, janë bërë për t'u provuar të gabuara...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI